shqipe (Shqipëria) | English (United States)
  Client testimonials

 

CACTTUS sh.a.
Rexhep Mala 29, Aktash
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0)38 24 68 88
+381 (0)38 22 63 61

info@cacttus.com

...Më tepër

 

Client Testimonials

Ne vlerësojmë marrëdhëniet tona të ngushta pune me të gjithë klientët tanë. Kur ne marrim një kompliment ose rekomandim nga një klient, ne gjithmonë kërkojme aprovimin e tyre për të botuar fjalët e tyre dhe komentet.

Arkiva Elektronike për Departamentin e Thesarit
“Ne rekomandojmë këtë zgjidhje dhe kompania CACTTUS sh.a. e cila ka treguar profesionalizëm të lartë gjatë implementimit të zgjidhjeve në Departamentin e Thesarit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.”

Lulzim Ismajli, Drejtor i Departamentit, Mars 2009

Shoqata Kosovare e Prodhuesve të Betonit
”Ne kemi zgjedhur CACTTUS-in nga shumë zgjedhje më potenciale dhe kemi qenë shumë të kënaqur me shërbimin e tyre. Jo vetëm që CACTTUS-i është i shumanshëm dhe tërheqës në biznes, por dhe janë adaptuar shumë shpejt që t’ju përputhen kërkesave tuaja. CACTTUS-i ka ndihmuar të na dizajnon procedurat tona që të jemi më tërheqës dhe efektiv, dhe kanë hapur disa funksione të mundshmërisë që janë të premtueshme. Projekti ishte rreth e rreth i shpejtë dhe ata ishin shumë fleksibil. Entuziazma dhe krijueshmëria e tyre e bëri bashkpunimin me ta një përvojë shumë pozitive.”

Besa Zabërgja, Drejtor Ekzekutiv, Prill 2008

Kosovo Women’s Network
“Vitin e kaluar kemi angazhuar kompaninë CACTTUS për dizajnimin e një programi të vecantë softverik për strehimoret. Gjithashtu CACTTUS ka ofruar edhe trajnim për administrimin e bazës së shënimeve.Qasja profesionale, përpikmëria dhe realizimi i suksesshëm i këtij programi,na ka bindur se CACTTUS është një partner serioz.”

Igballe Rugova,Drejtor Ekzekutiv, Shtator 2008

Ministria për Komunitet dhe Kthim
“CACTTUS ka zhvilluar dhe dizajnuar një Web Portal. Web Portal-i jonë i ri i cili është zhvilluar dhe dizajnuar nga CACTTUS-i, është i përshtatshëm për përdoruesin, lehtë të përdoret dhe menaxhohet, efektivë, interaktivë, dhe ka vend për zgjerim etj. CACTTUS-i na ka përmbushur të gjitha kushtet e domsdoshme për zhvillimin e Web Portal-it me shpejtësi dhe me efektivitet.

Aldin Alija, Shef i sektorit të IT,Qershor 2008


Korporata Energjetike e Kosovës
“Gjatë vështirësive në leximin e njehsorëve elektrik dhe në punë tjera punëtorët e KEK-ut,
kontaktuan CACTTUS-in për një zgjidhje më të mirë. Ne jemi të kënaqur me zgjidhjen dhe implementimin që ka bërë CACTTUS-i në korporatën tonë. CACTTUS-i me zgjidhjen e tyre ka automatizuar punën tonë dhe ka bërë punën tonë më të lehtë. Praktikisht CACTTUS-i ka bërë dy zgjidhje në një, atë për Hand Held Unit (HHU) dhe atë që i sinkronizon të dhënat në mes të HHU-së dhe bazës së shënimeve.”

Nehat Hasani, IT Menaxher, Maj 2007


COCA COLA
“CACTTUS Sh.A ka implementuar projekte që kanë përfshirë: instalim, konfigurimin e lidhjeve së zonave të gjera të rrjetit, lidhjen e rrjetave private virtual LAN, zgjidhjet e sigurimit të rrjetit, dhe na ka dhënë mbështetje për të përmendurat sipër. Ne jemi të kënaqur me qasjen që CACTTUS-i në drejtim të kërkesave për ndihmë dhe përgjegjshmëris.”

Dimitrios Papadopoulos, Drejtor, Mars 2007


Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
"CACTTUS Sh.A ka punuar te ne në instalimin, konfigurimin dhe përkrahjen e disa paisjeve të rrjetave kompjuteristike sic janë: switch, router, access-point, modemë, etj. Kushtet e kontratës së nënshkruar para fillimit të projektit janë plotësuar,si për shembull:orari i liferimit të paisjeve, orari i kompletimit të fazave përkatëse të projektit, dhe përkrahja e nevojshme pas përfundimit të projektit. Ne jemi të kënaqur me mënyrën e punës së CACTTUS-it, me mënyrën e qasjes së tyre ndaj kërkesave tona për ndihmë si dhe shpejtësinë e reagimit."

Alban Vokshi, Mars 2007

Soros
“Ne kemi zgjedhur CACTTUS-in nga shumë zgjedhje me potencial dhe jemi të kënaqur me shërbimin e tyre. CACTTUS-in e kemi zgjedhur për arsye që kanë kuptim të qartë, plotë dhe të thellë si dhe në teknologji kompjuteristike. CACTTUS-i ka qenë jashtzakonisht fleksibil në përshtatshmërin e trajnimit tonë specifik të kushteve të domosdoshme për trajnimin e intranetit. Trajnimi është bërë i mundshëm në vitin 2004 për Prishtinën, Podujevën dhe komunën e Lipjanit me numër të stafit nga 341 nxënës. Ka qenë përvojë me vlerë jashtzakonisht të madhe siç e kemi gjetur një trajner shumë të ditur dhe proaktiv që kishte vullnet të jap leksion në shumë ndërtesa edhe pse ishin larg njëra tjetrës.”

Dukagjin Hyseni, Menaxher i Administratës & Financave,March 2007

Më tepër ...

ISO
Referencat
Client Testimonials

Asociasioni Kosovar i Prodhuesve të Betonit
”Ne kemi zgjedhur CACTTUS-in nga shumë zgjedhje më potenciale dhe kemi qenë shumë të kënaqur me shërbimin e tyre. Jo vetëm që CACTTUS-i është i shumanshëm dhe tërheqës në biznes, por dhe janë adaptuar shumë shpejt që t’ju përputhen kërkesave tona.
" ...më tepër

Newsletter
Cacttus 2003 - 2010 Copyright  | Terms Of Use | Privacy Statement | Sitemap