25.02.2010 CACTTUS ka kënaqësinë të ju njoftojë se këtë vit do të jetë pjesëmarrës në panairin më të madh botëror të Teknologjisë së Informacionit – CeBIT 2010
CACTTUS ka kënaqësinë të ju njoftojë se këtë vit do të jetë pjesëmarrës në panairin më të madh botëror të Teknologjisë së Informacionit – CeBIT 2010 - që mbahet në Hanover të Gjermanisë, nga 2 deri më 6 mars 2010. Në këtë panair CACTTUS do të prezantojë dy aplikacione unike të zhvilluara :
- Sistem i Menaxhimit të Prokurimit dhe Tenderit (TPMS)
Sistem i Menaxhimit të Prokurimit dhe Tenderit modulet ofrojnë një funksionaliet të gjërë që garanton kontroll të plotë të buxhetit, tenderimit, prokurimit dhe procesit kontraktues duke përdorur një motor të plotë konfigurimi të rrjedhjes së punëve duke siguruar praktikat më të mira në një mjedis plotësisht bashkëpunues të kontrolluar (audituar).
- Sistemi Informativ i Menaxhimit të Administratës
Kompania jonë ka zhvilluar një aplikacion për menaxhimin e kërkesave të blerjes (prokurimit). Aplikacioni zbaton të gjitha hapat e këtij procesi, që nga momenti i krijimit të kërkesës deri te pranimi përfundimtar i shërbimit/produktit të kërkuar, si dhe kalimi nëpër të gjitha fazat e domosdoshme për miratim (bazuar në manualin e prokurimit).
CeBIT është panairi më i madh në botë i zgjidhjeve të Teknologjisë së informacionit dhe telekomunikimit për nevoja shtëpiake dhe të bizneseve. CeBIT ofron një arenë ndërkombëtare për përcjellje të trendeve industriale, prezantim të produkteve dhe rrjetëzim. Që nga viti 1986, CeBIT organizohet nga Deutsche Messe AG çdo pranverë në Hanover.
Stenda jonë ekspozuese do të jetë në Sallën 2- D28 të panairit. Shpresojmë të ju shohim atje!