30.07.2010 CACTTUS ka nënshkruar kontratë me EULEX
CACTTUS ka nënshkruar kontratë me Misionin Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) :” Furnizim me mjete të komunikimit,pajisje dhe softuer” për Lot 5-Pajisje video telekonferencë dhe Lot 8 – Pajisje komunikuese të policisë speciale
21.07.2010 CACTTUS – edhe këtë herë do të jetë sponzor teknik në Dokufest 2010
CACTTUS edhe këtë vit do të jetë sponzor teknik në edicionin e sivjetëm të Dokufest 2010, i cili do të zgjatë nga data 31 korrik - 7 gusht 2010.
CACTTUS do të prezantohet në Dokufest me paisjet teknike si : projektorë, printer, skener, dhe laptopa e PC të LENOVO-së, brand i përfaqësuar nga CACTTUS-I.
Dokufest gjithashtu do të përdorë edhe aplikacionin e zhvilluar nga CACTTUS për shitjen e biletave, si dhe Aplikacionin për Restorane dhe Kafeteri (ARK) në Dokunights.
Laptopat dhe PC-të do të ju mundësojnë dhe lehtësojnë punën organizatorëve dhe vullnetarëve të Dokufestit në ambientet e Press qendrës, Dokukids, Dokushop, Dokunight, Dokudaily, Doku TV dhe Hospitality.
Dokufest-i është festival ndërkombëtar i filmave të metrazhit të shkurtë dhe dokumentarëve që mbahet çdo vit gjatë muajit Gusht në Prizren, Kosovë. Dokufest-i mbahet që nga viti 2002 dhe tërhek një numër të madh të artistëve rajonal dhe ndërkombëtarë.