shqipe (Shqipëria)  English (United States)
  All News>June 2010

 

CACTTUS sh.a.
Rexhep Mala 29, Aktash
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës

+381 (0)38 24 68 88
+381 (0)38 22 63 61

info@cacttus.com

...Më tepër

 

22.06.2010 Cacttus sh.a dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ECLO) kanë nënshkruar certifikatën e pranimit final pas përfundimit të projektit ”Mbështetje shtesë për Sistemin Informativ të Menaxhimit të Lëndëve- SMIL”

Cacttus sh.a dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian (ECLO) pas përfundimit te projektit ”Mbështetje shtesë për Sistemin Informativ të Menaxhimit të Lëndeve- SMIL” kanë nënshkruar certifikatën e pranimit final me të cilin dëshmohet se janë kryer të gjitha obligimet e kontratës në mënyrë të suksesshme. Përfituesit kryesor të këtij Projekti ishin Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK) dhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës (MD). Në kuadër të këtij Projekti Zyra e ECLO ka furnizuar SKGJK-në dhe MD-në me 616 PC, Monitorë të rrafshët 17” dhe UPS 600 VA. Projekti përfshinte zëvendësimin e PC-ve të vjetër, lidhjen në rrjetë dhe instalimin e sistemeve operative dhe softuerin përcjellës në Gjykata Komunale, Gjykata për Kundërvajtje, Gjykata të Qarkut, Prokurori të Qarkut, Prokurori Komunale, Gjykatën Supreme, Prokurorinë Publike të Kosovës, Gjykatën Ekonomike, Gjykatën e Lartë për Kundërvajtje në terë territorin e Kosovës.

 CACTTUS dhe EULEX kanë nënshkruar Adendumin për vazhdimin e kontratës

CACTTUS dhe EULEX kanë nënshkruar Adendumin për vazhdimin e kontratës kornize: “Furnizim me material shpenzues të TI-së dhe pjesë rezervë” për Xerox pajisje në kohëzgjatje shtesë edhe 1 vit dhe me vlerën 3,200,000 €.

ISO
Referencat
News 2010
Client Testimonials

Asociasioni Kosovar i Prodhuesve të Betonit
”Ne kemi zgjedhur CACTTUS-in nga shumë zgjedhje më potenciale dhe kemi qenë shumë të kënaqur me shërbimin e tyre. Jo vetëm që CACTTUS-i është i shumanshëm dhe tërheqës në biznes, por dhe janë adaptuar shumë shpejt që t’ju përputhen kërkesave tona.
" ...më tepër

Newsletter
Cacttus 2003 - 2010 Copyright  | Terms Of Use | Privacy Statement | Sitemap