26.07.2011 - "Alcatel-Lucent, Francë në partneritet me CACTTUS" ka nënshkruar kontratë në vlerë 1.3 milion € me Postë dhe Telekomin e Kosovës (PTK) për zgjerimin e rrjetit të saj të telefonisë mobile VALA.
Konsorciumi "Alcatel-Lucent dhe Cacttus" është përzgjedhur nga Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) për të implementuar zgjerimin e rrjetit CORE të PTK / Vala.
Ky zgjerim dhe implementim do të referohet si Faza 6, dhe do të rezultojë në një rrjet me një kapacitet prej 1.500.000 abonentë. Zgjerimi do të realizohet duke zëvendësuar infrastrukturën ekzistuese
MSC me NGN dhe përmirësimin e CORE nyjeve ekzistuese. Rrjeti CORE ekzistues është i ndërtuar nga pajisjet të sistemit të teknologjisë të Alcatel-Lucent.
"CACTTUS” është partner ekskluziv i “ Alcatel-Lucent” për territorin e Kosovës për shitjen e produkteve dhe ofrimin e shërbimeve dhe teknologjisë të Alcatel-Lucent "
12.07.2011 - CACTTUS ka nënshkruar kontratë me Misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit (EULEX Kosova)
CACTTUS ka nënshkruar kontratën kornizë me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX Kosova) për “Furnizim me material shpenzues të TI-së për Printerë dhe Fotokopje” për pajisje Xerox në kohëzgjatje një vjeçare.
Qëllimi i kontratës është shitja dhe liferimi i materialit shpenzues të TI-së për printerë dhe fotokopje.