15.03.2010 CACTTUS është certifikuar në ISO 9001 dhe ISO 27001

Edhe një tjetër hap drejt rritjes tonë të vazhdueshme
Pas vlerësimeve të hollësishme të ekipeve të auditorëve të pavarur, CACTTUS është certifikuar për dy standarde ndërkombëtare shumë të rëndësishme dhe atë:
· ISO 9001:2000: Standardi Ndërkombëtar për Menaxhim të Cilësisë
· ISO 27001:2005: Standardi Ndërkombëtar për Siguri të informacionit
CACTTUS është kompania e parë Kosovare që ka arritur këto dy Certifikime Ndërkombëtare. Këto certifikime janë dëshmi e mjaftueshme e angazhimit tonë të qëndrueshëm për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë, menaxhimit të sigurt të riskut dhe nivelit më të lartë të përqëndrimit në kënaqësinë e klientit.
Cilat janë certifikimet e ISO?
ISO 9001:2008 (Sistemi i Menaxhimit të Kualitetit) është një seri e kërkesave në bazë të cilave vlerësohet sistemi i menaxhimit të cilësisë së një organizate. Ky certifikim u siguron klientëve tanë që proceset e aplikueshme në CACTTUS janë në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të cilësisë.
ISO 27001:2005 (Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit) është një standard për të identifikuar, menaxhuar dhe minimizuar rreziqet ndaj të cilave informacioni është i nënshtruar rregullisht. Me pak fjalë, siguron nivelin më të lartë të informacionit të sigurisë dhe integritetit të të dhënave të klientit.
Këto certifikata prestigjioze janë të njohura ndërkombëtarisht si matje e procedurave të kualitetit të standardizuara dhe sistemeve brenda veprimtarisë së një organizate.
Unë jam një klient, cfare dobije do te kem nga certifikatat ISO të CACTTUS?
Në CACTTUS, ne besojmë në kënaqësinë tuaj. Kur themi kënaqësi, e mendojmë këtë me plotkuptimin e fjalës. Per të ju ofruar nivelin më të lartë të shërbimeve, jemi siguruar se:
1. Ne jemi të përkushtuar t’i përmbushim dhe t'i tejkalojmë pritjet e juaja dhe vendosmërisht besojmë në përmbushjen e nevojave tuaja
2. Ekipi ynë përbëhet nga njerëz të trajnuar dhe të kualifikuar
3. Ne përdorim sisteme dhe procese të sofistikuara për të mbrojtur informatat e juaja me vlerë
4. Sistemi ynë i menaxhimit të cilësisë kultivon një mjedis të përmirësimit të vazhdueshëm të fokusuar në kënaqësinë tuaj
Angazhimi i CACTTUS-it
CACTTUS është i përkushtuar që të ofroj nivelin më të lartë të shërbimeve për klientët tanë. Për të arritur këto certifikata, CACTTUS i është nënshtruar një varg auditimesh/kontrollesh, gjatë një periudhe prej 12 muaj, duke u siguruar që çdo proces i plotëson dhe i tejkalon standardet ndërkombëtare të cilësisë.
22.03.2010 Shtypet fatura e parë fiskale përmes aplikacionit të CACTTUS-it
Ditë më parë u shtyp edhe fatura e parë fiskale për restorante dhe kafeteri e cila është zhvilluar nga aplikacioni i CACTTUS-it. Kjo u realizua në mënyrë ceremoniale në Restoranin Lounge pas drekës që pati, Ministri i Ekonomisë dhe Financave, z. Ahmet Shala me bashkëpunëtorët e tij, të cilët në fund të drekës u pajisën me faturë nga Arka Fiskale ku këtë e bëri të mundshme vetëm “Aplikacioni për restorane dhe kafeteri” i zhvilluar nga CACTTUS.
Kjo është një përparësi për klientët e CACTTUS, të cilët nuk do të kenë nevojë të bëjnë shpenzime shtesë që të përshtasin aplikacionin e tyre në arkat fiskale.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, z.Bexhet Haliti, ka theksuar rëndësinë e aplikimit të arkave fiskale nga
bizneset. Ata të cilët ende nuk e kanë vendosë programin adekuat në biznesin e tyre, tani e kanë mundësinë të bëjnë zgjidhjen të duhur.
03.03.2010 Ambasadori I Kosovës në Gjermani z. Vilson Mirdita viziton stendën e CACTTUS-it në CeBIT 2010
Hannover, 03.03.2010 - Ambasadori I Kosovës në Gjermani z. Vilson Mirdita ka vizituar stendën e CACTTUS-it në CeBIT - panairin e tregtisë, më të madhin në sektorin e TIK. Për herë të parë Kosova përfaqësohet në CEBIT, ku ndër kompanitë vendore ishte edhe CACTTUS.