06.10.2009 Mundësia e kryerjes së intership-it në CACTTUS
CACTTUS ju ofron mundësi studentëve që të kryejnë praktikën në departamente dhe projekte të ndryshme. Gjithashtu u ofrohet mundësia edhe atyre studentëve të cilët studiojnë jashtë Kosovës, që të kryejnë praktikën në CACTTUS, gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë. Në këtë link gjeni përshkrimin e experiencës së Annea Hapçiut, studente në Universitetin e Dayton-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përvojë e paharrueshme gjatë praktikës në CACTTUS.
CACTTUS në bashkëpunim me Oracle University organizon trajnimin në kursin Oracle Database 11g: Administration Workshop II.
- Data e fillimit e këtij kursi 5 ditor është 16 Nëntor 2009.
- Konfirmimi për pjesëmarrje është deri në datë 16 Tetor 2009.
Trajnimet do të mbahen në gjuhën angleze nga instruktorë të certifikuar nga Oracle Univerisiteti në Slloveni. Studentët do të pajisen me materiale trajnimi si dhe me Oracle certifikata origjinale për pjesëmarrje.
Nxitoni të rezervoni vendin tuaj!
Për informata shtesë ju lutem na kontakoni në emailin : mceko@cacttus.com
“Hyjnesha në Fron” do të jetë i pari monument që do të futet të enjten në bazën e të dhënave të trashëgimisë kulturore të Kosovës, i cili krijohet nga Ministria e Kulturës, e mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe dhe fondacioni suedez “Trashëgimia Kulturore pa kufi”.
Në ceremoninë e cila zhvillohet në selinë e Ministrisë së Kulturës, pritet të marrë pjesë Ambasadori i Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, Andy Sparkes dhe drejtori i organizatës “Trashëgimia kulturore pa kufi”, Sali Shoshi.
Ata do ta bëjnë inagurimin e bazës së të dhënave të trashëgimisë kulturore të Kosovës. Me këtë rast, do të regjistrohet “Hyjnesha në Fron” si objekti i parë që futet në bazën digjitale të të dhënave.
Baza e të dhënave do të shërbejë si platformë për futjen e informatave për të gjitha kategoritë e trashëgimisë kulturore të Kosovës (arkitektonike, arkeologjike, shpirtërore) që nga përnjohjet deri të listat zyrtare të vlerave.
Krijimi i bazës se të dhënave është pjesë e projektit “Forcimi i kapaciteteve në institucionet e Kosovës për menaxhim të trashëgimisë kulturore”. www.kosovalive.com