26.07.2011 - "Alcatel-Lucent, Francë në partneritet me CACTTUS" ka nënshkruar kontratë në vlerë 1.3 milion € me Postë dhe Telekomin e Kosovës (PTK) për zgjerimin e rrjetit të saj të telefonisë mobile VALA.
Konsorciumi "Alcatel-Lucent dhe Cacttus" është përzgjedhur nga Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK) për të implementuar zgjerimin e rrjetit CORE të PTK / Vala.
Ky zgjerim dhe implementim do të referohet si Faza 6, dhe do të rezultojë në një rrjet me një kapacitet prej 1.500.000 abonentë. Zgjerimi do të realizohet duke zëvendësuar infrastrukturën ekzistuese
MSC me NGN dhe përmirësimin e CORE nyjeve ekzistuese. Rrjeti CORE ekzistues është i ndërtuar nga pajisjet të sistemit të teknologjisë të Alcatel-Lucent.
27.01.2011 - CACTTUS implementoi zgjidhjen softverike për Kadastrin e Ndotësve të Ujërave në Kosovë
Sot u bë përurimi i ceremonisë përmbyllëse të projektit të hartimit të Kadastrit të Ndotësve të Ujërave në Kosovë. Në këtë ceremoni është bërë promovimi i raportit të publikuar, lansimi i databazës, dorëzimin e pajisjeve AMMK-së, dhe shpërndarjen e certifikatave të trajnimit. Ceremonia është përfundimi i projektit “Kadastri i Ndotësve të Ujërave të Kosovës” që është mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe implementohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit- REC në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësiror - Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.
Pjesëmarrës në ceremoni ishin Mahir Yagcilar, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ambasadori i Norvegjisë, Sverre Johan Kvale.
Zgjidhja softuerike nga CACTTUS i implementon në mënyrë elektronike formularët për Burimet e Veçanta dhe ato Kolektive sipas udhëzimit përkatës administrativ dhe kornizës ligjore, si dhe ofron sistem të avansuar të statistikave dhe të raportimit.
05.01.2011 - CACTTUS ka nënshkruar kontratë me World Learning
CACTTUS ka nënshkruar kontratë me World Learning për implementimin e programit “Laboratorët kompjuterik në shkollat e Kosovës”.
Qëllimi i kontratës është shitja,liferimi dhe mirëmbajtja e printerëve dhe projektorëve për nevojat e blerjes për implementimin e programit “Laboratorët kompjuterik në shkollat e Kosovës”.
CACTTUS do të instaloj dhe shpërndaj shërbimin e printimit në kompjuterin punues (kompjuter i mësuesit) dhe lidhjen e kompjuterëve të tjerë me printer përmes rrjetës.
CACTTUS gjithashtu do të trajnoj stafin e caktuar të shkollave të përzgjedhura në mirëmbajtjen dhe përdorimin e pajisjeve.
"CACTTUS” është partner ekskluziv i “ Alcatel-Lucent” për territorin e Kosovës për shitjen e produkteve dhe ofrimin e shërbimeve dhe teknologjisë të Alcatel-Lucent "