
Një nga aspektet që na bën neve më ndryshe nga konkurentët tanë është se profesionalistët tanë jetojnë dhe marrin frymë në këtë komunitet, ofrojnë këshilla dhe shërbime aty ku ju bëni biznes. Duke e ditur që partneriteti shtrihet jashtë vendit të punës, CACTTUS, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, përfshihen dhe i përvetësojnë çështjet e klientit që në mënyrë pozitive ndikojnë në komunitetin tonë lokal. Kjo qasje lokale siguron që të gjitha komunitetet ku gjendet CACTTUS-i, të përfitojnë në mënyrën më të mirë të mundur nga shërbimet, dhe investimet financiare si dhe nga pjesëmarrjet vullnetare të anëtarëve tanë.
Ne në CACTTUS besojmë se suksesi i qëndrueshëm dhe rritja e biznesit tonë është në mënyrë direkte e lidhur me mirëqenjen e komunitetit të cilit ne i shërbejmë. Komunitetet e gjalla dhe të lidhura shkojnë dorë për dore me zgjerimin ekonomik, kreativitetin dhe përsëritjen.
Programet e sponzoruara nga ne, fokusohen në zgjerimin e mbështetjes së OJQ-ve, orgranizatave sportive, arsimit, ngjarjeve dhe projekteve nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Kjo mund të marrë formë financiare, shërbyese, prodhuese, mbështetëse ose të resurseve të tjera të cilat ndihmojnë në bërjen e projektit realitet.
Lista e përfituesve që ne kemi mbështetur përfshin: