
CACTTUS është një kompani private aksionare e krijuar në 2003 me qëllim që të ofrojë cilësinë më të lartë të shërbimeve dhe produkteve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të klientëve në Kosovë dhe jashtë saj.
Ne jemi kompania kryesore Kosovare në fushën e trajnimeve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Portfolio jonë e shërbimeve përfshinë konsulencën, sistem integrimin, implementimin, trajnimet dhe mbështetjen. Me shumë inxhinierë të aftë, specialistë dhe zhvillues në kompani, të pajisur me çertifikatat më prestigjioze të industrisë, ne ofrojmë zgjidhje komplete në parimin e “çelësit në dorë”. Duke dizajnuar dhe implementuar infrastrukturë dhe zgjidhje moderne të TIK ndaj klientëve tanë, ne iu ndihmojmë atyre që ti optimizojnë operacionet e tyre dhe rrisin biznesin e tyre.
Duke pasur si synim ofrimin e projekteve të suksesshme, CACTTUS sh.a ka krijuar marrëdhënie të ngushta pune dhe partneritet me ndërmarrjet kryesore të cilat me vendosshmëri kanë ndikim në zhvillimet e TI ndërkombëtare, duke përfshirë: Microsoft, Cisco, IBM, Oracle, Lenovo, Symantec etj.