shqipe (Shqipëria) | English (United States)
  Cisco Networking>CCNA Discovery

 

CACTTUS sh.a.
Rexhep Mala 29, Aktash
10000 Prishtinë
Republika e Kosovës,
P.O. Box 40

+381 (0)38 24 68 88

+381 (0)38 22 63 61

training@cacttus.com

Më tepër

  

CCNA Discovery

Trajnimi në Cisco CCNA Discovery parasheh teorinë gjenerale të rrjetës, eksperiencat praktike, dhe oportunitetet për eksplorim të karrierës dhe zhvillimit të shkathtësive të buta. Kurikulumi në këtë kurs mëson rrjetformimin bazuar në aplikacione, duke mbuluar konceptet e rrjetformimit brenda konceptit të ambientit të rrjetave të cilat studentët mund ti hasin në jetë të përditshme – nga zyre të vogla dhe zyre shtëpi (SOHO) gjer tek modelet më të komplikuara të rrjetave dhe ndërmarrjeve komplekse më vonë në këtë kurikulum.

Trajnimi në Cisco CCNA Discovery është i dizajnuar për studentat me shkathtësi bazike dhe matematike thelbësore dhe shkathtësi të zgjedhjeve të problemeve. Ky kurs ofron një eksperiencë të mësimit për nxënësit më vizual dhe kinetik. Shumë aktivitete ndërvepruese janë të përfshira në të gjitha kurset për të ndarë tekstin dhe për të ndihmuar në përforcimin e kuptueshmërisë së studentit. Si shtesë, një numër i laboratorëve inkurajojnë praktikë shtesë “hands-on”.

Demonstrimet e kapitujve – Demonstrimet në vazhdim japin vetë-udhëzim të kapitujve për secilin kurs. Pas nisjes së demonstrimit, ju mund të navigoni në përmbajtjet e kapitujve duke përdorur indekse apo shigjeta, dhe të eksploroni mediën e pasur, aktivitetet ndërvepruese dhe laboratoret për të parë llojet e mundshme të përmbajtjeve për secilin kurikulum.

 
 
 
ISO 9001 & 27001
Client Testimonials

Asociasioni Kosovar i Prodhuesve të Betonit
”Ne kemi zgjedhur CACTTUS-in nga shumë zgjedhje më potenciale dhe kemi qenë shumë të kënaqur me shërbimin e tyre. Jo vetëm që CACTTUS-i është i shumanshëm dhe tërheqës në biznes, por dhe janë adaptuar shumë shpejt që t’ju përputhen kërkesave tona.
" ...më tepër

Cacttus 2003 - 2012 Copyright  | Terms Of Use | Privacy Statement | Sitemap