Trajnimi dhe Certifikimi në programin ECDL
Rreth ECDL
CACTTUS është një qëndër testimi e autorizuar për ECDL nga Shoqata Zviceriane e Informacionit.
Patenta Europiane për përdorimin e kompjuterit, (ECDL), e cila njihet si ICDL jashtë Europës, njihet si standarti global për aftësitë kompjuterike, duke u ofruar kandidatëve çertifikim të njohur ndërkombëtarisht dhe që pranohet nga qeveritë, shoqëritë kompjuterike, organizatat ndërkombëtare, dhe koorporatat tregtare.
Ajo njihet në shkallë ndërkombëtare si etapa përfundimate për aftësitë kompjuterike dhe është çertifikimi lider që pranohet nga qeveritë, organizatat ndërkomëtare dhe koorporatat.
ECDL vërteton se mbajtësi i kësaj çertifikate është kompetent në përdorimin e kompjuterit dhe në aplikacionet bazë dhe është njohës i koncepteve themelore të Teknologjisë Informative.
ECDL është një test që konsiston në shtatë module që mbulojnë pjesën teorike dhe praktike të aftësive komopjuterike. Për të marrë çertifikimin ECDL një kandidat duhet të kalojë me sukses testet për shtatë modulet:
- Konceptet e Teknologjisë Informative – 10 orë trajnimi
- Përdorimi i kompjuterit dhe menaxhimi i fajlave (Windows XP) – 10 orë trajnimi
- Word – 14 orë trajnimi
- Excel – 14 orë trajnimi
- Access (Database) – 16 orë trajnimi
- PowerPoint – 10 orë trajnimi
- Internet Explorer dhe Outlook – 10 orë trajnimi
Kur një kandidat regjitrohet për të filluar proçesin e çertifikimit për ECDL ai/ajo merr një skills card në të cilën regjistrohet progresi mbi të shtatë modulet. Kur përfundojnë të shtatë modulet kandidati merr ECDL.
Programi mësimor ECDL është unik pasi është dizajnuar për të qënë krejtësisht i pavarur nga ana shitëse. Kjo i ofron kandidatit fleksibilitetin dhe lirinë për të përvetësuar aftësitë themelore dhe për t’i përdorur ato në çdo ambjent ku mund të kërkohen.
ECDL është standard lider për aftësitë kompjuterike. Kjo gjë përforcohet edhe nga opinionet e dokumentuara të ekspertëve të shoqërivë kompjuterike lider dhe nga grupe të tjera ekspertësh.
Përfitimet e ECDL
Sot aftësitë kompjuterike janë shumë të rëndësishmë për njërëzit në të gjithë hapat e jetës. ECDL është një çertifikatë për Teknologjinë Informative për të gjithë qytetarët. Ajo është hartuar për ata që kanë nevojë ose dëshirojnë të dinë se si të përdorin një kompjuter personal. Është e përshtatshme për të gjithë njerëzit që punojnë në çdo lloj disipline, për ata që futen në tregun e punës dhe për të gjitha moshat.
Përfitimet për Kandidatin:
- Rritja e njohurive kryesore në fushën e ICT
- Rritja e konfidencës në përdorimin e kompjuterit
- Ofron një kualifikim që njihet në rang ndërkombëtar
- Përmirëson lëvizjet dhe prospektet për punë
- Përmban një platformë nga e cila mund të kalosh në nivele më të larta të fushës se
- Teknologjisë Informative
Përfitimet për Punëdhënësin:
- Rritja e produktivitetit
- Ulja e kostove
- Rritja e cilësisë së punës
- Reduktimi i kohës së humbur
- Përdorimi më i mirë i resurseve të ICT
- Ofron një investim më të mirë në fushën e ICT