cacttus logo

Përderisa teknologjia digjitale po hapë rrugë të reja drejt mundësive biznesore, disa organizata hezitojnë të nisen në këtë rrugëtim.

Në fakt, raportet e analistëve parashikojnë që diku rreth $ 2 trilion dollarë do të shpenzohen në 2019 në mbarë botën për teknologjitë e transformimit digjital, përderisa 70% e ndërmarrjeve kanë pranuar që nuk kanë një plan të qartë veprimi.

Kur të investoni në teknologji konsideroni disa pyetje që ju mundësojnë të kuptoni nevojat e kompanisë suaj më mirë, e jo vetëm “për çfarë telenti ka nevojë kompania” apo “sa para duhen”.

Vlerësoni gatishmërinë e organizatës

Një mënyrë e mirë për ta kuptuar se a është i gatshëm biznesi juaj për një transformim digjital është ta riimagjinoni biznesin tuaj, duke analizuar se si teknologjia mund t’i avancojë aspektet kryesore të biznesit. Një këshillë, shumë kompani synojnë të bëjnë transformim digjital, por përfundojnë vetëm me disa përmirësime digjitale. Në thelb, përdorimi i teknologjisë digjitale për të rritur efiçiencën apo efektivitetin duke zëvendësuar diçka që ekziston (dhe ka të njejtin efekt) nuk është një hap që ka efektin e dëshiruar.

Është e rëndësishme ta kuptojmë që transformimi digjital nënkupton përdorimin e teknologjisë për ta ndryshuar mënyrën se si ju veproni, veqanërisht në mënyrën e ndërveprimit me konsumatorë dhe mënyrën se si krijohet vlera që ju e ofroni. Transformimi digjital poashtu ka për qëllim të ju mundësojë ti masni më lehtë këto vlera, duke matur të hyrat, përfitimet dhe vlerën e investimeve.

Për të transformuar biznesin tuaj ju mund të filloni nga aspekte të ndryshme të teknologjisë si siguria, bashkëpunimi, rrjetizimi, thjeshtë duke blerë programe të reja apo marrjes së shërbimeve nga një partner i besueshëm. (Artikull i përshtatur nga CISCO).

CACTTUS sh.a. ju mundëson ta shëndrroni teknologjinë në një avantazh konkurrues. Duke përzgjedhur Cacttus-in si partner teknologjik ju i mundësoni kompanisë suaj një rritje më të shpejtë dhe krijimin e një efikasiteti më të madh brenda kompanisë.