cacttus logo

Festivali i filmit DokuFest, është është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Për çdo vit, ky festival mbushë përplot me shikues kinematë dhe vendet e improvizuara për shafqjen e filmit në qendrën e Prizërenit. Gjatë këtij festivali shfaqen mbi 200 filma të përzgjedhur nga e mbarë bota. Kurse përgjatë 9 ditëve sa zgjatë festivali, shoqërohet me ekspozita të fotografive, debate, ligjërata, dhe evente të hareshme muzikore.

Dokufest është një ndër eventet më mbresëlënëse në Kosovë dhe Cacttus Sha dhe Cacttus Education gjithmonë kanë qenë partner teknologjik të këtij festivali. Për këtë vit kemi përgatitur një numër të kufizuar të dhuratave të cilat do t’i shpërndajmë gjatë Dokufest-it. Çanta (Tote bag) e dizajnuar veçanërisht për Dokufest do të mund ta gjeni tek disa nga filmat të cilat do të transmetohen e të cilët do t’i bëjmë të njohur gjatë ditëve në vijim, por fillimisht do të ju ofrohet vizitorëve të Doku.Tech at DokuFest që mbahet më 5 Gusht 2017.

Pasi që numri i është i kufizuar, i mirëpresim personat që do të kenë fatin të shpërblehen me çantë.