cacttus logo

                    

Office 365 është një platformë që iu mundëson bizneseve, ndërmarrjeve e organizatave ta thjeshtësojnë dhe transformojnë punën e tyre.  Cacttus Sha bën implementimin e Office 365 për biznese, kompani, organizata e institucione të ndryshme. Ndër institucionet e radhës që ka përzgjedhur Cacttus-in si parter implementues të Office 365 është edhe Organizata Joqeveritare ‘Women for Women Kosova’.

Në kuadër të këtij projekti është bërë hapja e platformës së Office 365 për përdorim nga OJQ Women for Women Kosova. Poashtu është bërë implementimi i tërësishëm i migrimit të sistemit të emailave dhe të komunikimit në platformën moderne të Microsoft. Pas migrimit të emailave të vjetër në të riun poashtu është bërë edhe ‘upgrade’ i aplikacioneve (Word, Excel, PowerPoint, Publisher, OneNote, Outlook) në verzionin e fundit dhe licencimi i tyre.

Paketa ‘Office 365 for NonProfits’ mundëson përdorimin e shërbimeve të Microsoft për OJQ-të, pa pagesë. Me këtë platformë është mundësuar kalimi i sistemit të emailave dhe ruajtjes së të dhënave në Cloud. Udhëheqësi i përgjithshëm i projektit, Besjan Kurtishi tregon që si pjesë e implementimit të platformës, Cacttus Sha ka bërë aplikimin në Microsoft, menaxhimin dhe administrimin fillestar të platformës, si dhe këshillimin për përdorimin sa më efektiv të të gjitha shërbimeve të ofruara.

Përmes implementimit të ‘Office 365 for Nonprofits’ Cacttus Sha ka  bërë të mundur që të krijohet një efikasitet më i madh brenda organizatës që do të ndikoj në një rritje më të shpejtë të saj.

Lidhur me përvojën e kalimit në sistem të ri, Iliriana Gashi – Drejtoreshë e Women 4 Women Kosova tregon: “Jam e kënaqur me punën e kryer. Gjatë procesit është treguar profesionalizëm i lartë dhe ne si përdorues nuk kemi pasur asnjë pengesë gjatë kalimit në sistem të ri.”

Ky projekt u implementua nga ekipi teknik: Valmir Krasniqi, Aranit Duraku dhe Besjan Kurtishi.

Për të mësuar se si organizata apo biznesi juaj mund të përfitojë gjithashtu nga implementimi i kësaj platforme, na kontaktoni në: email support@cacttus.com ; telefon 038 600 624.