cacttus logo

Softueri i Pikave Inspektuese Kufitare është aplikacion që përdoret për kontrollin e importit dhe eksportit të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore. Cacttus Sha ka bërë punimin dhe implementimin e këtij projekti për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV). Ky projekt i financuar nga USAID, ka për qëllim të ulë nivelin e shpenzimeve, dhe përmirëson shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ky softuer është një risi e madhe në përmirësimin e menaxhimit dhe në uljen e formaliteteve administrative të cilat rëndojnë operatorët ekonomikë dhe autoritetet kompetente. Me implementimin e këtij projekti është lehtësuar komunikimi i të gjitha palëve dhe janë thjeshtësuar procedurat e punës duke e rritur kështu efektivitetin e palëve.

Lidhur me projektin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, ka thënë: “Sistemi i ri elektronik mundëson që Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në mënyrë dramatike do të përmirësojë efikasitetin, transparencën, shkurton shpenzimet dhe përmirëson shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ky sistem i ri elektronik është punuar në Kosovë nga ndërmarrja e teknologjisë informative Cacttus”.

Kryeshefi ekzekutiv i AUV, Dr. Valdet Gjinovci, ka cekur se ky sistem është krijuar për nevojat e AUV-it, pasi para futjes së këtij sistemi të ri elektronik, raportet financiare përgatiteshin dhe dorëzoheshin një herë në muaj dhe nuk ekzistonte një ndërlidhje e aktiviteteve të kontrollit kufitar ndërmjet agjencisë dhe doganës.

CACTTUS ofron një set të plotë të shërbimeve në ciklin jetësor të sistemeve të integruara të TIK-ut, siç është konsulenca, dizajni i sistemeve dhe planifikimi, menaxhimi i projekteve, hulumtimi dhe zhvillimi, sjellja e komponenteve të ndryshme të sistemit (harduerike dhe softuerike), implementimi i sistemeve dhe integrimi, përkrahje dhe mirëmbajtje për sistemet operacionale.

Departamenti i zhvillimit të softuerit në Cacttus zhvillon aplikacione softuerike të të gjitha madhësive dhe fushave, duke përfshirë windows aplikacione, web aplikacione, aplikacione mobile, web shërbime dhe console aplikacione. Pos zhvillimit të softuerit, ekipi i Cacttus bën edhe instalimin dhe mirëmbajtjen.

Nëse tashmë e dini se çka ju nevojitet saktësisht, ne mund të përgatisim propozim të detalizuar bazuar në specifikimet tuaja. Nëse nuk jeni të sigurtë për projektin tuaj dhe keni pyetje për ne, stafi profesional i zhvilluesve dhe i përkrahjes teknike në Cacttus ju ndihmon rreth secilës çështje dhe pyetje që mund ta keni.