cacttus logo

Pjesëmarrës në panairin e punës 2018 do të jetë edhe CACTTUS Sh. A. Panairi mbahet të premten, me 04 maj 2018, nga ora 08:00 deri në ora 18:00 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Gjatë kësaj kohe ju mund të na vizitoni dhe të shprehni interesimin për t’u bërë pjesë e ekipit të kompanisë sonë. Cacttus Sh.A. kompani lidere në fushën e teknologjisë së informacionit, vazhdimisht kërkon ta zgjerojë ekipin, duke krijuar edhe mundësi të reja për punësim.

Pozitat aktuale të hapura për Panairin e Punës janë:

– Dizajner/e Grafik/e
– Zhvillues/e Softverik/e,
– Zyrtar/e i/e Sigurisë së Informacionit

Përpos pozitave të hapura, ju po ashtu mund të mësoni më shumë rreth mundësive për angazhim në praktikë.

Nëse jeni kreativ, keni pasion për punë dhe vendosmëri për të pranuar dhe përfunduar punë me përgjegjësi të lartë, ju inkurajojmë që të vini të premten në shtandin tonë dhe të diskutojmë për punën tuaj potenciale.