cacttus logo

Javën e kaluar në Uashington është mbajtur Microsoft Inspire, konferenca më e madhe e Microsoft dedikuar partnerëve. Gjatë kësaj konference, ekzekutivë dhe partnerë të Microsoft folën në lidhje me rrugëtimin e tyre të transformimit digjital, përdorimin e Azure Stack për të sjell konsumator të rinj në teknologjinë “cloud”, si dhe lansimin e Microsoft 365 – e cila përfshin shërbimet e sigurisë, Office 365 dhe përmirësimet e Windows 10, te gjitha se bashku në një licencë.

Konferenca u hap me sesionin e vizionit, nga Drejtori Ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella i cili foli për mundësitë e teknologjisë “cloud”, dhe më pas u plotësua me shembuj nga udhëheqës, drejtorë dhe zëvendës drejtor të korporatave të ndryshme në lidhje më programin e partneritetit dhe lansimin e Microsoft 365.

Në këtë konferencë i pranishëm ishte gjithashtu edhe Driton Hapçiu, Drejtori Ekzekutiv i Cacttus i cili pati një seri takimesh me udhëheqës të kompanive botërore me të cilat mes tjerash pritet që gjatë vitit të zyrtarizohen edhe bashkëpunime konkrete në fushën e teknologjisë së informacionit.

Cacttus është partner me kompetenca të shumëfishta të partneritetit me Microsoft si në vijim:

• MICROSOFT
• LAR (Large Account Reseller) Kosovë, Maqedoni; partner GOLD për Gold Devices and Deployment
• SILVER partner me kompetenca ne Silver Midmarket Solution Provider; Silver Learning; Silver Devices and Deployment; Silver Identity and Access; Silver Volume Licensing; Silver Hosting; Silver Datacenter
• Microsoft Dynamics Partner