cacttus logo

Nesër me datën 19 Maj në Sallën 1 Tetori në Prishtinë do të mbahet Panairi i Punës ku do të marrë pjesë edhe Cacttus Sha.
Aktualisht Cacttus ka të hapura 6 vende të lira të punës për të cilat mund të vini të interesoheni dhe të aplikoni gjatë panairit të punës. Këto janë vendet e lira:

– Specialist i Burimeve Njerëzore
– Zhvillues dhe Implementues i Zgjidhjeve të Biznesit
– Teknik i IT-së
– Administrator i Sistemeve
– Shitës
– praktikantë

Për të aplikuar në pozitat e cekura më lartë, ju duhet të sillni një CV apo ta dërgoni në email: jobs@cacttus.com së bashku me letër motivimi dhe aplikacionin.

Nëse jeni kreativ, keni pasion për punë dhe vendosmëri për të pranuar dhe përfunduar punë me përgjegjësi të lartë, ju inkurajojmë që të vini nesër në shtandin tonë dhe të diskutojmë për punën tuaj potenciale.

Cacttus është liderë në fushën e teknologjisë informative dhe ofron ambient dinamik për punë me mundësi të avancimit dhe zhvillimit të karrierës.