cacttus logo

Si lider në fushën e teknologjisë Cacttus vazhdimisht parasheh ndryshimet në këtë fushë dhe ju përgjigjet nevojave të biznesit tuaj në përputhje me rrethanat. Cacttus i mundëson biznesit tuaj të zhvillohet se bashku me teknologjinë, të kuptoni dhe adoptoni zgjidhjet më të mira për biznesin dhe ekipin tuaj. Një ndër produktet që Cacttus ofron, për t’ju mundësuar punë më të mirë dhe bashkëpunim më të madh për ekipin tuaj është edhe SharePoint.

SharePoint është produkt i Microsoft që ofron veglat për shkëmbimin e dokumenteve dhe të dhënave përgjatë organizatave e departamenteve të ndryshme brenda rrjetit të kompanisë. Ky aplikacion zakonisht lansohet brenda rrjetit të kompanisë si një seri e faqeve të intranetit. Në këtë mënyrë SharePoint ju mundëson departamenteve të ndryshme të kontrollojnë sigurinë, grupet punuese, dokumentet dhe të dhënat.

SharePoint më së shpeshti përdoret për ruajtjen e verzioneve të kontrolluara të dokumenteve, sikurse dokumentet Word apo Excel. Në shumë ambiente pune emailat përdoren për shkëmbimin e dokumenteve, gjë që mund të qojë deri tek gabimet dhe krijimi i verzioneve të ndryshme të të njejtit lloj të dokumenteve.  Njëkohësisht ruajtja e kopjeve të shumëfishta të llojit të njejtë të dokumenteve zë edhe shumë hapsirë në disk. Pasi që SharePoint ofron një burim të vetëm për ruajtjen, shikimin, dhe përditësimin e dokumenteve, shumica e këtyre gabimeve eliminohen.

SharePoint lehtësisht merret virtualisht me të gjitha llojet e dokumenteve. Për këtë, shumë shpesh përdoret për të konsoliduar dhe ruajtur lloje të ndryshme të dokumentimeve (vizatime të projekteve, video, skema, fotografi, libra pune etj.) që kërkohen për projekte të mëdha ku bashkëpunojnë ekipe të shumta. SharePoint si platformë ofron edhe mundesine e bashkëpunimit me aplikacione të zhvilluara në teknologji të tjera.

                                                

Me SharePoint ju:

Lehtësoni bashkëpunimin dhe shkëmbimin e të dhënave dhe dokumenteve

SharePoint fuqizon punën ekipore me faqe që rrisin dinamikën dhe produktivitetin ekipor për cilindo ekip të projektit, departamenti apo divizioni. Shkëmbimi i dokumenteve, të dhënave, lajmeve dhe burimeve. Kostumizoni faqen për t’ju përshtatur punës së ekipit tuaj. Bashkëpunoni lehtësisht dhe në mënyrë të sigurtë me anëtarë brenda dhe jashtë organizatës tuaj, përgjatë PC-ve, Macs dhe paisjeve mobile.

Përfshini dhe informoni organizatën tuaj

Ndërtoni kohezion (cohesion) dhe mbani të informuar të gjithë punonjësit tuaj përgjatë intranetit. Krijoni efikasitet dhe organizoni punën tuaj përmes burimeve dhe aplikacioneve të ndryshme. Tregoni storjen tuaj përmes faqeve të bukura të komunikimit. Dhe qëndroni të informuar përmes lajmeve të personalizuara në SharePoint home dhe në aplikacionet mobile SharePoint.

Transformoni proceset e biznesit tuaj

Përshpejtoni produktivitetin duke transformuar proceset- nga detyra të thjeshta si notifikimet dhe aprovimet e deri tek procese komplekse të punëve operacionale. Me listat dhe libraritë e SharePoint, Microsoft Flow, dhe PowerApps, ju mund të krijoni përvoja të pasura digjitale me formularë, proceset e punës, dhe aplikacionet e kostumizuara për secilën paisje.

Për të përmirësuar efikasitetin e ndërmarrjeve dhe produktivitetin, ndër kompanitë që kanë zgjedhur Cacttus-in si partner implementues për SharePoint janë: Kompania e Sigurimeve ‘Dardania’, AAPSK (Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar), Agjencia e Kadastrës etj.

Për më shumë rreth SharePoint, dhe si mund ta aplikoni këtë platformë për kompaninë apo organizatën tuaj, kontaktoni departamentin tonë të IT-së dhe mësoni se si mund të filloni punën me SharePoint. Email: support@cacttus.com Tel: 038 600 624.