cacttus logo

CACTTUS është kompania udhëheqëse në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit.

CACTTUS këtë vit feston 15 vjetorin e themelimit. Përmes përvojës 15 vjeçare të kompanisë, dhe me më shumë se 30 vite përvojë individuale të themeluesve, shërbimet dhe produktet e ofruara nga CACTTUS përfaqësojnë inovacion dhe kualitet për një rang të gjerë të industrive.

Një ndër shërbimet të cilat ofrohen nga CACTTUS janë edhe shërbimet e mirëmbajtjes teknike të infrastrukturës së IT-së. Në kuadër të këtyre shërbimeve CACTTUS kryen edhe aktivitete të plota të përkrahjes për shumë klientë, kryesisht biznese e kompani.

CACTTUS ka një ekip të formuar i cili është i kualifikuar dhe certifikuar për të gjitha nivelet e përkrahjes teknike, ku ofron dizajnimin, planifikimin dhe implementimin e shërbimeve të TIK-ut në mënyrën më efikase. Përmes vlerësimit të nevojave të klientëve kjo kompani vazhdimisht synon të bëjë përmirësimin e shërbimeve, duke i mbajtur kështu sistemet e TIK-ut të shëndetshme dhe të qasshme.

Për ta mbajtur mjedisin e juaj të TIK-ut të qasshëm dhe efikas, zgjedhja e shërbimeve të përkrahjes teknike dhe mirëmbajtjes që ofrohet nga CACTTUS është zgjidhje e duhur për biznesin tuaj. Varësisht prej nevojës së kompanisë tuaj për mirëmbajtje teknike ju mund të zgjidhni njërën nga pakot e shërbimeve: Pako Bazike, Pako Plus dhe Pako Premium.

Ndër klientët aktualë të cilëve CACTTUS ju ofron Mirëmbajtje dhe Përkrahje Teknike janë: Save the Children, Fondi Kosovar per Garanci Kreditore, Ujë Rugove, K-W4W, Frutomania, Helvetas, Kosova 2.0, Inter Europa, TreMed, BosnaLijek, Instituti pë Studime të Avancuara GAP, Council of Europe, Swiss Contact, Frutomania, KIVO LLC etj.