cacttus logo

Cacttus sh.a. është implementues i projektit për përdorimin e Uebfaqeve, Intranetit dhe Sistemin per Menaxhimin e Performancës Komunale të Kosovës. Ky projekt është inicuar nga Ministria e Administrimit Lokal dhe implementohet nga Cacttus Sh.a.

Me 31 Maj është mbajtur takimi i përbashkët i grupit punues për ueb faqe dhe intranet, në përbërje të përfaqësuesve të MAPL-së, përfaqësuesve të komunave dhe kompanisë Cacttus, për të diskutuar dhe trajtuar të arriturat dhe sfidat gjatë procesit të punës në përdorimin e intranetit dhe ueb faqeve të komunave.

Cacttus Sh.a. do të vazhdojë me implementimin e projekteve të ndryshme që kanë ndikim pozitiv në përmirësimin e komunikimit dhe inkuadrimin/përfshirjen e teknologjisë në institucione të ndryshme si publike ashtu edhe private.