cacttus logo

Kosovo American Education Fund (KAEF) është fond i administruar nga American Councils dhe i dedikuar për zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës, përmes edukimit të qytetarëve të saj. KAEF siguron deri në 8 bursa pasuniversitare brenda vitit, në universitete të zgjedhura amerikane për kosovarët që tregojnë potencial. Pas kthimit në Kosovë, të diplomuarit e programit marrin pozita të udhëheqësisë në qeveri, biznes, financa, dhe organizata jo-qeveritare, duke përdorur njohuritë dhe shkathtësitë e fituara për të shërbyer si burim i ndryshimeve pozitive të qëndrushme dhe afatgjata.

KAEF me 15 shtator organizon eventin The Night of the Rising Stars dhe i fton të gjithë të bashkëngjiten për të kontribuar në edukimin e kosovarëve me potencial dhe perspektivë, përmes KAEF. Eventi do të mbahet në Muzeun Etnologjik në Prishtinë, ku pritet të marrin pjesë liderë të komunitetit dhe biznesit, kurse mbrëmja do të jetë e shoqëruar me pije dhe ushqim. Po ashtu, duke shënuar 20 vjetorin e paraqitjes në skenë, grupi i famshëm muzikor Asgjë Sikur Dielli, do të performojë ekskluzivisht për të pranishmit.

Cacttus Sh.a ka mbështetur financiarisht këtë event të organizuar nga KAEF dhe beson fuqishëm në edukimin e gjeneratave të reja të cilat do të vazhdojnë edukimin e tyre në universitetet e njohura amerikane dhe të sjellin përvojën dhe njohuritë e tyre në vendin tonë