cacttus logo

Festivali i filmit DokuFest, është është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Për çdo vit, ky festival mbushë përplot me shikues kinematë dhe vendet e improvizuara për shafaqjen e filmit në qendrën e Prizrenit.

Cacttus Sha dhe Cacttus Education edhe këtë vit si çdo vit tjetër do të jenë sponzorë teknikë të DokuFest-it.  Përveq pjesës teknike, Cacttus ka bërë edhe implementimin e programit të shitjes së biletave, Ticket Shoop. Ky program është krijuar nga DZHS (Departamenti për zhvillim softuerik) enkas për DokuFest-in dhe ju mundëson: shitjen e biletave dhe produkteve, menaxhimin efektiv të termineve, si dhe shitjen e biletave dhe regjistrimin e pjesëmarrësve të eventeve të ndryshme në kuadër të DokuFest.

Një ndër aktivitetet i cili do të përkrahet nga Cacttus në bashkëpunim me Technologic është ekspozita Maotik nga artisti francez Mathieu Le Sourd, e cila do të mbahet të mërkurën, me datë 08 gusht 2018.

Ju ftojmë që gjatë vizitës tuaj në DokuFest, ta vizitoni edhe ekspozitën Maotik, ku do të keni rastin të shihni edhe koncepte të reja që prezantohen në formë të instalimeve digjitale. Me fokus kryesor në aspektin teknologjik, Cacttus Sha dhe Cacttus Education edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të mbështesin organizime të tilla.