cacttus logo

Në 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës, kompania lidere në teknologji Cacttus është shpërblyer me mirënjohjen “Tatimpaguesi më i mirë për periudhën 2008 – 2017”. Kjo mirënjohje u nda për 10 kompani kosovare nga Oda Ekononomike e Kosovës (OEK) në kuadër të konferencës për 10 vjetorin e pavarësisë ekonomike të Kosovës. Cacttus ka qenë dhe do vazhdoj të jetë gjithmonë e përkushtuar për të kontribuuar në zhvillimin e ekonomisë së vendit sidomos në fushën e teknologjisë informative. Gjatë këtij aktiviteti u ndanë edhe mirënjohje tjera për kompanitë vendore kontribut-dhënëse në zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.

Konferenca e organizuar për të shënuar një dekadë të pavarësisë ekonomike në Kosovë, u organizua nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili i falënderoj dhe përgëzoj kompanitë kosovare që pavarësisht vështirësive dhe sfidave kanë arritur të jenë pjesë e zhvillimit të ekonomisë së vendit.

Ndërkaq Berat Rukiqi nga OEK, u shpreh se ndihet krenar me të arriturat e kompanive tona vendore për këto 10 vjet, duke ju uruar suksese edhe në vitet e ardhshme.

Gjatë kësaj konference morrën pjesë edhe shumë akterë tjerë relevant ku bashkë diskutuan për të arriturat dhe sfidat e 10-vjetorit në fushën e ekonomisë dhe për të ardhmen e zhvillimit ekonomik në Kosovë. Pjesë e këtyre aktiviteteve ishte edhe panairi i ekspozimit të produkteve vendore, ku prodhuesit patën mundësi të prezantojnë dhe promovojnë produktet e tyre.