cacttus logo

Pozita: Dizajner/e grafik/e i/e ueb-it
Departamenti: Zhvillim Softverik
Raporton tek: Liderja i ekipit për zhvillim softuerik (Open Source)

Dizajneri/ja ka për qëllim të prodhojë dizajne të kualitetit të lartë për kompaninë dhe klientët e saj. Ai/ajo do të jetë përgjegjës/e për inicimin, planifikimin dhe ekzekutimin e udhëzimeve të stilit dhe materialeve të marketingut.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Ekzekuton të gjitha fazat e dizajnit visual, nga konceptet deri tek dorëzimi final;
– Takohet me klientë për t’i vlerësuar nevojat e tyre, prezanton idetë fillestare të dizajnit dhe mbanë komunikim të rregullt me ta;
– Harton specifika të detajuara të uebfaqeve, dhe dizajnon mostra të pamjes së faqes përfshirë këtu madhësinë e tekstit dhe ngjyrat;
– Dizajnon dhe ridizajnon pamje (layouts/shabllone) të uebfaqeve, aplikacioneve, imazhe vizuale, dhe sigurohet për përputhjen e tyre me politikat e brendimit të organizatës ose me kërkesat e klientëve;
– Punon me sisteme të ndryshme për menaxhim të përmbajtjes;
– Vizualizon dhe dizajnon koncepte të logove, identitetit të kompanisë, brendit, dizajne për mure/dritare apo dizajne të tjera për Grupin e Cacttus-it dhe klientët e tyre;
– Rekomandon, dizajnon, siguron përputhshmërinë e brendit, paletës së ngjyrave, planit dhe udhëzimeve të stilit;
– Zhvillon shkathtësitë dhe ekspertizën në softuerin adekuat/gjuhët programuese përfshirë HTML, CSS dhe JavaScript, veqanërisht për zhvillimin e pjesës front-end të dizajnit;
– Prodhon produkte origjinale që janë të lehta për përdoruesit, efektive dhe tërheqëse, që sjellin thjeshtësi dhe lehtësim në përdorim nga shfrytëzuesit, për programe komplekse;
– Krijon makete (wireframes), grafika vizuale (storyboards), qarte të përdoruesve (user flows), qarte të proceseve (process flows), dhe harta të faqeve (sitemaps) për të komunikuar bashkëlidhjet dhe idetë e dizajnit;
– Punon përsëafërmi me Menaxherin e Marketingut për të dizajnuar materialet e marketingut dhe asiston me konceptet creative;
– Ndërvepron dhe punon përsëafërmi me specialistë të tjerë të ueb-it, përfshirë këtu zhvillues të ueb-it dhe dizajnerë grafikë;
– Teston uebfaqen për t’u siguruar që është duke punuar dhe duket sikurse është paraparë nga dizajni;
– Mbanë hapin me përditësimet dhe zhvillimet e softverit të ri dhe trendet e dizajnit, rekomandon trende dhe teknologji të reja për dizajn të ueb-it/ndërfaqe të përdoruesit (user interface) si dhe procese për zhvillim të faqeve;
– Adapton dizajnet ekzistuese të uebfaqeve ose aplikacioneve, me ndërfaqe (interface) që përshtaten në paisje të ndryshme dhe aplikacione mobile (responsive);
– Mirëmbanë dhe përmirëson uebfaqet duke shtuar dhe përmirësuar tiparet e dizajnit dhe interaktivitetit;

Kualifikimet:
– 3+ vite përvojë në dizajn;
– Diploma Bachelor në këtë fushë konsiderohet përparësi;
– Përvojë pune në proceset e zhvillimit Agile/Scrum;
– Shkathtësi në Photoshop, Ilustrator dhe softverë të tjerë të dizajnit visual dhe vegla për Wire-framing;
– Njohuri në HTML/CSS/PHP/ JavaScript/ MySQL;
– Aftësi për të punuar nën presion dhe për t’i arritur afatet kohore;
– Aftësi e demonstruar për të punuar në një ambient ekipor si dhe për të punuar i pavarur dhe për të komunikuar konceptet dhe idetë e dizajnit;

Si të aplikoni:
– Ju lutem dërgoni CV-në tuaj dhe letrën e motivimit.
– Afati për aplikim është 31.05.2018.
– Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën tjetër të rekrutimit do të kontaktohen.