cacttus logo

PËRSHKRIMI I PUNËS: DIZAJNER/E GRAFIK/E
REFERENCA: CK-03-18
LOKACIONI: PRISHTINË
NR. i POZITAVE: 1

CACTTUS Sh. A. është kompani kosovare lidere në fushën e shërbimeve dhe zgjidhjeve në TIK. Në mënyrë që të plotësohen kërkesat e biznesit që janë vazhdimisht në rritje, CACTTUS Sh.a. kërkon një Dizajner/e Grafik/e.

Funksioni:
Dizajneri/Dizajneria Grafik/e është përgjegjës/e për zhvillimin dhe dizajnimin e koncepteve dhe materialeve të ndryshme kreative për kompaninë duke përfshirë mediat elektronike e sociale.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Dizajnimi dhe paraqitja e identitetit të kompanisë në media elektronike, panaire, materiale promovuese: fllajera, katalogje, postera, vizitkarta e materiale tjera për nevoja të kompanisë;
• Dizajnimi dhe krijimi i manualit për identitetin vizuel të kompanisë;
• Paraqet në mënyrë ilustrative konceptet dhe dizajnet e materialeve të kërkuara;
• Propozimi i ideve të reja kreative të promovimit të produkteve të cilat ofron kompania;
• Të punojë në ekip me departamentin e marketingut dhe departamentet tjera përkatëse;
• Të jetë kontakt kryesor me studio grafike dhe shtypshkronjat;
• Të i përmbahet afateve kohore të paracaktuara për realizimin e projekteve;
• Detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë.

Kualifikimet:
• Shkollim universitar në fushën e dizajnit;
• Përvojë pune paraprake në dizajn grafik;
• Njohuri në procesin e printimit dhe realizimit të produkteve;
• Njohuri të shkëlqyeshme në Adobe Illustrator, InDesign, Photoshop, Corel Draw, Micrososft Office (Word, Excel, Powerpoint) dhe aplikacione tjera të ngjajshme;
• Shkathtësi ndërnjerëzore të shkëlqyeshme;
• Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
• Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet, të ofroj ide të reja në çështje të ndryshme lidhur me procesin e punës, dhe të ketë vëmendje të përkushtuar ndaj detajeve;
• Shkathtësi gjuhësore solide, gjuhë angleze e domosdoshme.

Si të aplikoni:
Konkursi është i hapur deri më datën 31 maj, 2018, në ora 17:00. Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit www.cacttus.com/sq/punesimi. Ju lutem bashkëngjitni CV-në dhe letrën motivuese, 3 referenca dhe dërgoni në adresën elektronike jobs@cacttus.com.
Në titullin e emailit, ju lutemi të cekni pozitën për të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh. CACTTUS SH.A. është punëdhënës i barabartë.