cacttus logo

Instituti Demokraci dhe Zhvillim (D4D) organizon sallonin e radhës, me temë “Ballafaqimi me të vërtetën: Sa është e mbrojtur pronësia intelektuale?”. Ky sallon diskutimi do të mbahet me 26 Qershor 2018, duke filluar nga ora 17:00 në Dit’e Nat’ Libra.

Hapja informuese do të bëhet nga: Driton Hapçiu, Drejtor Ekzekutiv, Cacttus Sh.A. ; Atdhe Lila, Zyrtar i lartë për të drejtat e autorit në Zyrën për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta; dhe Florin Lata, Avokat – JUDEX, të cilët do të flasin më gjerësisht për pronësinë intelektuale.

Përmes këtyre organizimeve, D4D ka për qëllim të kontribuojnë në ndërtimin e konsensusit mes vendimmarrësëve dhe audiencës së përgjithshme në cështje të ndryshmë sociale, strategjike dhe politike.