cacttus logo

TITULLI I VENDIT TË PUNËS: Inxhinier/e i/e Elektroteknikës
REFERENCA: CK-010-17
VENDI I PUNËS: Prishtinë
RAPORTON TE: Menaxheri i Departamentit të Telekomit dhe Rrjetave

Inxhinieri/ja i/e Elektroteknikës angazhohet në punë në teren në kuadër të projektit të 3G-LTE. Ai/ajo përcjell te gjithë procesin nga identifikimi i pajisjeve për instalim, kushteve ne teren dhe raporton rezultatet e implementimit.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:
• Punon ne teren dhe merr pjesë në site-survey
• Viziton pikat ku do të instalohen/zëvendësohen pajisjet
• Identifikon pajisjet ekzistuese, tokëzimin ekzistues, si dhe kushtet e furnizimit me rrymë
• Konstaton kushtet ekzistuese hapësinore, elektrike, mekanike, ndërtimore dhe ambientale për instalimin e pajisjeve të reja
• Kryen punët eventuale për përgatitjen e pikave për instalimin e pajisjeve
• Jep propozime për zgjedhje të çështjeve që ndërlidhen me instalimin e pajisjeve të reja
• Puna në teren, instalimi i pajisjes nëpër stacionet baze te telefonisë mobile. Pas instalimit hardverik duhet te behet instalimi i softverit – komisionimi i pajisjes. Pikat ku do te punohet ndodhen ne te gjitha zonat e Kosovës, ne zona urbane, rurale, malore, ne ndërtesa dhe objekte te ndryshme.
• Hulumton rreth problemeve të natyrës komplekse të projektit dhe sjellë rekomandime cilësore për zgjidhjen e tyre.
• Përpilon raport sipas kërkesave të parashtruara

Kualifikimet dhe aftësitë:
• Diplome universiteti ne Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike.
• Përvojë pune paraprake minimum 1 vjeçare.
• Njohje të mirë të radio pajisjeve, pajisjeve te BTS, dhe antenave mikrovalore
• Njohja e pajisjeve me rrymë AC/DC, pajisjeve dhe mënyrave të tokëzimit
• Aftësi të mira për punë ne teren.
• Certifikimi CCNA është i dëshirueshëm
• Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe hulumtuese.
• Shkathtësi të mira ndër-personale dhe te punës grupore
• Gatishmëri për pune me orar te zgjatur dhe punë nën presion të afateve
• Njohje të mirë të gjuhës angleze

Si të aplikoni:
– Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit www.cacttus.com/sq/punesimi
– Së bashku me aplikacionin, ju lutem bashkëngjitni CV dhe letrën motivuese dhe dërgoni ne adresën jobs@cacttus.com
– Afati I fundit për aplikim është 19 korrik 2017.
– Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
– Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh.