cacttus logo

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AVUK) lansoi sot sistemin e elektronik të procedurave të punës për shërbimet e AVUK-ut, program i financuar nga USAID-i, i cili ka për qëllim të ulë nivelin e shpenzimeve, dhe përmirëson shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, tha se sistemi i ri jo vetëm që do të ndikojë në shkurtim të procedurave, por edhe mbron edhe shëndetin e qytetarëve.

“Sistemi i ri elektronik do të mundësojë që Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në mënyrë dramatike të përmirësojë efikasitetin, transparencën, shkurton shpenzimet dhe përmirëson shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve. Ky sistem i ri elektronik është punuar në Kosovë nga ndërmarrja e teknologjisë informative Cactus” ,tha Delawie.

Kryeshefi i AVUK-ut, Valdet Gjinovci, tha se ky sistem është krijuar për nevojat e AVUK, pasi para futjes së këtij sistemi të ri elektronik, raportet financiare përgatiteshin dhe dorëzoheshin një herë në muaj dhe nuk ekzistonte një ndërlidhje e aktiviteteve të kontrollit kufitar ndërmjet agjencisë dhe doganës. /KosovaPress/