cacttus logo

Më 26 dhe 27 tetor është mbajtur edicioni i gjashtë me radhë i konferencës për teknologji të informacionit dhe komunikimit e cila për temë kryesore këtë vit kishte IoT, AR / VR, Blockchain, SaaS dhe FinTech.

Interesimi për pjesëmarrje në këtë konferencë ishte i madh me rreth 30 folës vendor dhe ndërkombëtar. në mesin e folësve ishte gjithashtu edhe Drejtori Ekzekutiv i Cacttus Sh.a, Driton Hapçiu ku së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të Ipko-s, Robert Erzin biskutuan më hollësisht për teknologjinë mobile, të dhënat të cilat i marrim përmes kësaj teknologjie si dhe të ardhmen, perspektivën e teknoliogjisë 5G.