cacttus logo

Cacttus si partner i Juniper Networks së bashku me DSC – distributor i Juniper Networks dhe Advenica, organizuan në Prishtinë konferencën “Juniper Networks and Advenica Day”.  Konferenca kishte të bëj me produktet dhe zgjidhjet që ofrojnë këta dy prodhues të pajisjeve të rrjetit siç janë SRX NGFW  (me opcionin virtual SRX që mund të instalohet në server), MX dhe vMX Routers po ashtu edhe EX Switches për institucione financiare, institucione publike, qendër të të dhënave, telekom/ISP, etj.

Njëra ndër temat ishte edhe “SDSN – Software-Defined Secure Network“, e cila kishte për qëllim trajtimin e kërcënimeve kibernetike që mund të vijnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda rrjetit. Për t’i detektuar dhe parandaluar menaxhuar këto kërcënime më lehtë, rrjetet duhet të jenë të sigurta në disa nivele apo segmente. Sulmet kibernetike (DDoS) duke përdorur metoda të avancuara vazhdojnë të zgjojnë interesim edhe te kompanitë dhe bizneset në Kosovë dhe rajon duke i bërë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për mbrojtjen e të dhënave dhe asketëve digjitale të tyre me fokus në rrjete.

Juniper Networks mundëson modernizimin e infrastrukturës së rrjetit duke dhënë shërbime kompetitive, efikase dhe te sigurta për klientët. Gjithashtu ofron zgjidhje dhe dizajn të thjeshtë për WAN në mënyrë të besueshme për realizimin e lidhjeve të zyreve në lokacione të ndryshme, qendrave të të dhënave, ofruesve të shërbimeve në “cloud”, etj. E gjithë kjo duke ulur koston dhe kompleksitetin.

Në konferencë ishin të pranishëm biznese nga vendi dhe rajoni, të sektorit privat dhe publik, banka, telekom, etj.