cacttus logo

Cacttus sh.a. partner “Silver” me Palo Alto Networks, në bashkëpunim me distributorin S4E CHS d.o.o. organizuan punëtorinë “Palo Alto Networks Next-Generation Security Platform”.

Pjesa e parë e punëtorisë kishte për qëllim informimin e pjesëmarrësve për produktet e Palo Alto Networks (Next-Generation Firewalls, Advanced Endpoint Protection, Management (Panorama), Threat Detection and Prevention, dhe Cloud Security), kurse pjesa e dytë fokusohej në anën praktike, dhënien e njohurive bazike duke i dhënë mundësi që çdo i ftuar në punëtori të ketë qasje të autorizuar një setup/ambient virtual ne Cloud për te konfiguruar disa nga vetitë që i ka PAN Firewall si: Application Control, URL Filtering, Anti-Malware, Exploit Protection, etj.

Përveç tjerash, instruktori Jakub Jiricek, Inxhinier i Sistemeve në Palo Alto Networks demonstroi se si bëhen:
• Vendosja e politikave të sigurisë për të lejuar aplikacionet të bazuara në përdorues individual dhe në grupe.
• Lejimi i veçorisë specifike të aplikacionit duke i kufizuar të tjerat.
• Konfigurimi i politikave për dekriptimin, inspektimin dhe lejimin e SSL.
• Lejimi në mënyrë të sigurt të përdorimit te GlobalProtect tek pajisjet mobile.

Kjo punëtori u përcjell me interesim të madh nga ekspert të sistemeve, rrjetave dhe sigurisë nga kompanitë vendore si dhe institucione publike

Të pranishmit po ashtu u informuan për mundësin e testimit të pajisjeve në rrjetin e klientit para se të blihet, dhe mund të testohet me të gjitha vetitë që ofron si pajisje harduerike apo VM ne x86 Hypervisor.
Për më shumë informata rreth produkteve dhe zgjidhjeve që ofron Palo Alto Networks, kontaktoni në info@cacttus.com