cacttus logo

07 qershor 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar dhe drejtori i kopmanisë “Microsoft” për Kosovë dhe Maqedoni, z. Ljupco Georgiev, përuruan Qendrën Inovative të MAShT dhe paralajmëruan projektin “Showcase Classroom”, i cili do të realizohet në kuadër të kësaj Qendre dhe do të përkrahet nga Kompania “Microsoft”.

CACTTUS  në cilësi të partnerit të kompanisë “Microsoft”  ka realizuar pajisjen e Qendrës Inovative me Windows pajisje të fuqishme të prodhuesit Lenovo (20 tabletë dhe 5 Laptopë) si dhe ka kompletuar instalimin dhe konfigurimin e tyre.

Si pjesë e këtij projekti, CACTTUS implementoi  platformën  e unifikuar digjitale për komunikim dhe bashkëpunim Office365 të “Microsoft” për Qeveri dhe Edukim.

Poashtu trajnerët e ekipt të CACTTUS realizuan Trajnim dhe aftësim profesional  për:

  • Përdorimin e shërbimeve si:
  • OneNote Staff Notebook,
  • OneNote Class Notebook,
  • Office Mix,
  • Skype që ofron Office 365.

që ka për qëllim aftësimin e mësimdhënvsve për përdorim efikas të TIK në në procesin e mësimdhënies;

  • Përdorim te Office 365 për stafin e ASHI dhe MASHT

dhe

  • Administrim të Office 365, për stafin e IT-së së ASHI-së.

 

Projekti do të sigurojë një zhvillim dhe modernizim të vazhdueshëm të mësimdhënies në Republikën e Kosovës përmes implementimit të teknologjive moderne të TIK-ut.