cacttus logo

Duke pasur parasysh lehtësimin e punës së kompanive të vogla, të mesme dhe të mëdha, Cacttus Sha ofron Office 365 si produkt për kompaninë tuaj. Përmes Office 365, Cacttus Sha i mundëson kompanisë suaj një rritje më të shpejtë dhe krijimin e një efikasiteti më të madh brenda kompanisë. Përmes Office 365 ju mund ta shëndrroni teknologjinë në një avantazh konkurrues. Ndërsa përmes Cacttus Sha ju mund të integroni Office 365 në punën e përditshme të kompanisë suaj.

Kjo platformë ofron integrimin e shumë shërbimeve dhe aplikacioneve në një platformë të vetme. E gjitha që duhet të bëjë përdoruesi, është të blejë licencën dhe automatikisht do të përfitojë të gjitha produktet dhe shërbimet për e-mail, komunikim, planifikim të projekteve, veglat e punës të paketës MS Office, aktivizimi i plotë këtyre aplikacioneve, hapësirë prej 1TB në Cloud, mundësi për ruajtje të të dhënavë dhe shpërndarje të dokumenteve, instalim të aplikacioneve në 5 kompjuterë e shumë tjera.



Duke pasur parasysh se kontaktimi elektronik me email dhe komunikim direkt po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm si në shtëpitë tona ashtu edhe në vendin e punës, shërbimi i postës elektronike është thelbësor për mbarëvajtjen e proceseve të kompanisë. Ne rekomandojmë përdorimin e paketës Office 365, e cila jo vetëm që përfshin të gjitha veglat e nevojshme për shërbimet e lartpërmendura, por poashtu edhe:

  • MS Office aplikacionet të instaluara në Desktop poashtu edhe Online: Word 2016, Excel 2016, Outlook 2016, PowerPoint 2016, Publisher 2016, OneNote 2016, Access 2016, etj);
  • OneDrive for Business – hapësirë në Cloud prej 1TB për secilin përdorues;
  • Skype for Business 2016 – vegla më moderne e komunikimit me audio, video, screen sharing dhe interaktivitet;
  • Microsoft Teams – vegla e cila ndërlidh të gjitha aplikacionet e Office 365 në një platformë për ekipe të punes;
  • Microsoft Planner – planifiko projektet; cakto detyrat për stafin; përcjelli zhvillimet e fundit në projekte;
  • Microsoft Forms – krijo sondazhe; plotëso pyetësorë; anketo punonjësit; mat proceset e punës;
  • SharePoint – krijo web-site të brendshëm për kompaninë; ruaj dhe shpërndaj të dhënat me punonjësit, grupet dhe më gjërë.
  • Tjera: MS Project 2016, MS Visio 2016, Microsoft Flow, PowerApps, Power BI, Stream, Sway.



Përdoruesi do të ketë edhe shumë përfitime tjera në ndërkohë që do t’i ndihmojnë shumë në punën e përditshme pa pasur nëvojë të mësojë aplikacione të reja apo të bëjë instalime të shpeshta. Të gjitha instalimet dhe dokumentet ruhen në një vend dhe përdoruesi mund të ketë qasjë në to kudo dhe kurdo.