cacttus logo

Solarwind Log & Event Manager është produkt për sigurinë e informacionit dhe menaxhimin e eventeve (SIEM). Produkti SolarWinds SIEM mbledh të dhënat e ngjarjeve të sigurisë nga log regjistri, kontrollet e sigurisë së ndërmarrjes, sistemet operative, aplikacionet dhe softuerë të tjerë. Pasi janë mbledhur logat , SolarWinds Log dhe Event Manager i analizon ato për të identifikuar aktivitetet potencialisht të dëmshme, siç janë sulmet, malware infeksionet, qasjet ne rrjete. Kjo alarmon administratorët në mënyrë që ata të mund t’i përgjigjen manualisht një incidenti. Poashtu produkti mund të përpiqet të ndalë automatikisht sulmet përmes një sërë ndërveprimesh me kontrollet e tjera të sigurisë të organizatës. SolarWinds SIEM është në dispozicion si një aplikacion virtual i cili përkrahet nga VMware ESX dhe Microsoft Hyper-V. Modelet e pajisjes virtuale përcaktohen në bazë të vlerësimit të sistemeve, paisjeve dhe qëllimit të përdorimit.

Cacttus është partner i Solarwind ku ofron produktin dhe përkrahjen teknike për Solarwind Log& Event Manager. Cacttus në kuadër të  SIEM përfshinë të gjitha shërbimet që nga vlerësimi i infrastrukturës dhe kapaciteteve të nevojshme, implementimin dhe trajnimin e stafit për administrimin e SIEM. Ndër të tjera Cacttus ka implementuar dhe vazhdon të ofrojë edhe produkte të tjera të Solarwinds siç janë: Network Performance Monitor, Serv-U Managed File Transfer Server, Network Analyzer etj.

SIEM jo vetëm që centralizon dhe grumbullon log, por gjithashtu ndihmon në lidhjen e ngjarjeve të rëndësishme, ofron funksione të avancuara kërkimi dhe madje merr veprime automatike kundër kërcënimeve të gjitha në kohë reale! Kjo gamë e plotë e funksioneve quhet SIEM – dhe siguron një mënyrë të fuqishme për të menaxhuar ngjarjet në çdo rrjet.


Disa nga aktivitetet e SIEM:

Korrelacioni i ngjarjeve në kohë reale
Reagimi aktiv në aktivitete
-Futja e paisjeve te infektuara ne karantinë, restartimi apo fikja me forcë
-Bllokimi i IP Adresave
-Ndalim Qasje e perdoruesve
-Mbyll Proceset
-Restarton apo mbyll shërbimet
-Ndalim qasje (logoff) të përdoruesve me forcë
-Resetim i paswordëve
Funksione të avansuara të kërkimit
Raportim të avansuar

Mbi 300 raporte të integruara që nga përmbledhjet grafike të aktivitetit, deri te raportimi i hollësishëm i sulmeve/kërcënimeve dhe pajtueshmëria me standardet e sigurisë.

Për më shumë lexoni: www.solarwinds.com