cacttus logo

 

Përdorimi i paketës Office 365

Office 365 është një platformë që iu mundëson bizneseve të vogla e të mesme ta thjeshtësojnë dhe transformojnë biznesin e tyre me sigurinë e brendshme dhe kontrollin më të mirë, produktivitetin përgjatë paisjeve (MS Office aplikacionet), dhe aftësi për menaxhimin e pajisjeve përmes një shërbimi të vetëm të integruar që punon i ndërlidhur së bashku me të gjitha pajisjet brenda kompanisë suaj. Office 365 është i dizajnuar të menaxhohet nga ju ose një partner i besueshëm (në këtë rast Cacttus)- që ju mundëson të kurseni në shpenzime të mëdha, përshkallëzoni rritjen, dhe njëkohësisht të përfitoni nga ekspertiza e IT-së që ju nevoitet për ta udhëhequr më mirë biznesin tuaj.

Office 365 ofron një zgjidhje të vetme teknologjike të integruar në sistemin tuaj, e dizajnuar për bizneset e vogla, të mesme dhe ato të mëdha. Ky produkt fuqizon punonjësit tuaj të komunikojnë, bashkëpunojnë dhe të bëjnë punë të mëdha, përderisa njëkohësisht mbron të dhënat tuaja pa ju penguar në procesin e punës. Pasi që Office 365 integrohet në systemin tuaj, njëkohësisht mënjanohet nevoja për menaxhim të komplikuar të IT-së apo posedimit të pajisjeve të shtrenjta teknologjike në objektin tuaj.

Office 365 përfshinë të gjitha aplikacionet që ju i njihni dhe i besoni: Word, Excel, PowerPoint, Outlook, OneNote, OneDrive—dhe në kompjuterin tuaj, Publisher dhe Access. Pra Office 365 përfshinë aplikacionet më të reja të Office—si për desktop ashtu edhe verzionet online—si dhe ‘updates’ kurdo që bëhen. Office 365 mund të përdoret në të gjitha pajisjet, në desktop, tablet dhe telefon. Kudo që keni qasje në internet, ju keni mundësinë që ta shfrytëzoni pajisjen tuaj dhe ta rrisni produktivitetin tuaj. Po, këtu përfshihen edhe pajisjet si: Windows, Mac, iPad®, iPhone®, dhe Android™.

Kjo platformë ofron integrimin e shumë shërbimeve dhe aplikacioneve në një platformë të vetme. E gjitha që duhet të bëjë përdoruesi, është të blejë licencën dhe automatikisht do të përfitojë të gjitha produktet dhe shërbimet për e-mail, komunikim, planifikim të projekteve, veglat e punës të paketës MS Office, aktivizimi i plotë këtyre aplikacioneve, hapësirë prej 1TB në Cloud, mundësi për ruajtje të të dhënavë dhe shpërndarje të dokumenteve, instalim të aplikacioneve në 5 kompjuterë e shumë tjera.

Duke pasur parasysh se kontaktimi elektronik me email dhe komunikim direkt po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm si në shtëpitë tona ashtu edhe në vendin e punës, shërbimi i postës elektronike është thelbësor për mbarëvajtjen e proceseve të kompanisë. Ne rekomandojmë përdorimin e paketës Office 365, e cila jo vetëm që përfshin të gjitha veglat e nevojshme për shërbimet e lartpërmendura, por poashtu edhe:

  • MS Office aplikacionet të instaluara në Desktop poashtu edhe Online: Word 2016, Excel 2016, Outlook 2016, PowerPoint 2016, Publisher 2016, OneNote 2016, Access 2016, etj);
  • OneDrive for Business – hapësirë në Cloud prej 1TB për secilin përdorues;
  • Skype for Business 2016 – vegla më moderne e komunikimit me audio, video, screen sharing dhe interaktivitet;
  • Microsoft Teams – vegla e cila ndërlidh të gjitha aplikacionet e Office 365 në një platformë për ekipe të punes;
  • Microsoft Planner – planifiko projektet; cakto detyrat për stafin; përcjelli zhvillimet e fundit në projekte;
  • Microsoft Forms – krijo sondazhe; plotëso pyetësorë; anketo punonjësit; mat proceset e punës;
  • SharePoint – krijo web-site të brendshëm për kompaninë; ruaj dhe shpërndaj të dhënat me punonjësit, grupet dhe më gjërë.
  • Tjera: MS Project 2016, MS Visio 2016, Microsoft Flow, PowerApps, Power BI, Stream, Sway.

Përdoruesi do të ketë edhe shumë përfitime tjera në ndërkohë që do t’i ndihmojnë shumë në punën e përditshme pa pasur nëvojë të mësojë aplikacione të reja apo të bëjë instalime të shpeshta. Të gjitha instalimet dhe dokumentet ruhen në një vend dhe përdoruesi mund të ketë qasjë në to kudo dhe kurdo. Në vijim mund të shihni disa nga përfitimet më të rëndësishme të përdoruesit që ofron kjo platformë:

  • Koordinim të përsosur me veglat që tashmë i njihni
    • Office 365 funksionon në mënyrë të përsosur me programet që tashmë i njihni dhe i përdorni, duke përfshirë Outlook, Word, Excel, OneNote, Publisher, PowerPoint, Access.
  • Qasje çdoherë dhe kudo
    • Microsoft Office 365 siguron qasje në email përmës web-it, në dokumente të rëndësishme, në kontakte dhe kalendar në pothuajse çdo pajisje, duke përfshirë kompjuterët personalë, kompjuter Macintosh, iPhone, telefona Android dhe telefona të mençur BlackBerry.
  • Komunikim i thjeshtë dhe bashkëpunim brenda dhe jashtë organizatës
    • Me Office 365 mund të krijoni një portal të mbrojtur me fjalëkalim për të shpërndarë fajlla të mëdhenj brenda dhe jashtë organizatës suaj, duke ju dhënë një vend të vetëm për të gjetur verzionet më të fundit të fajllave ose dokumenteve, pavarësisht sa njerëz punojnë në to.
  • E thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur
    • Office 365 është e lehtë për t’u provuar, e thjeshtë për t’u mësuar dhe përdorur. Ju nuk keni nevojë të mësoni softuer të ri, te instaloni sisteme të ndërlikuara ose te mësoni shprehje të reja.
  • E-mailat dhe zgjidhjet për takimet online
    • Mailbox prej 50 GB që mund të përmbajë atachment nga 36 – 150MB, kalendari, kontaktet, takimet online, mesazhet e menjëhershme, ndërlidhja me dokumente dhe shumë të tjera.
  • Siguria e të dhënave (të dhënat ruhet në lokacione të ndryshme gjeografike)
    • Siguria është prioritet në qëndrat e të dhënave të Microsoft-it. Me Office 365, ju mund të përdorni të njëjtat sisteme të përdorura nga Microsoft-i dhe ndërmarrjet e tjera në mbarë botën për t’ju ndihmuar në mbrojtjen e e-maileve, dokumenteve dhe rrjeteve. Këto sisteme skanojnë mesazhet dhe dokumentet tuaja për spam dhe programe të rrezikshme (të quajtura ndryshe malware) 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
  • Asnjë kërkesë për njohuri të avancuara të IT-së
    • Administrimi i Office 365 është i dizajnuar për organizatat pa staf të IT-së, kështu që mund t’i krijoni dhe përdorni lehtësisht veçoritë.
  • 99.9% garancion për sistem aktiv
    • Office 365 është projektuar për të ofruar besueshmëri, disponueshmëri dhe performancë me një garancion prej 99.9% që sistemi do të jetë gjithnjë aktiv.
  • Fleksibilitet për biznese
    • Office 365 gjithashtu ofron fleksibilitet të madh duke ju mundësuar t’u ofroni përdoruesve vetëm shërbimet që u nevojiten, me kosto efektive dhe duke shtuar vlerë në biznesin tuaj.