cacttus logo

Pozita: Specialist i Burimeve Njerëzore

Departamenti: Financa dhe Administratë

Raporton: Menaxherit/ës të Financave dhe Administratës

Planifikon, udhëheqë, dhe koordinon të gjitha aktivitetet rreth burimeve njerëzore duke përfshirë rekrutimin, mirëmbajtjen e të dhënave te punonjësve, politikat e kompensimit  dhe planifikimin e nevojave te burimeve njerëzore.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë:

  • Zhvillon dhe implementon politikat dhe procedurat e burimeve njerëzore në përputhje me politikat dhe procedurat e Cacttus si dhe ligjeve te Kosovës.
  • Komunikon pritjet të qarta për stafin, mbikëqyr dhe këshillon stafin si dhe krijon mjedis profesional që inkurajon integritetin, ndershmërinë, komunikimin e hapur dhe vlerat tjera te kompanisë ne përputhshmëri me politikat dhe procedurat e Cacttus si dhe ligjeve te Kosovës.
  • Informon punonjësit në lidhje me politikat, detyrat e punës, kushtet e punës, pagat, mundësitë për promovimin dhe përfitimet e punonjësve.
  • Përkrah nevojat aktuale dhe të ardhshme të biznesit përmes zhvillimit, angazhimit, motivimit dhe mbajtjes së kapitalit njerëzor;
  • Ofron këshilla për të punësuarit dhe menaxhmentin lidhur me çështjet e burimeve njerëzore;
  • Menaxhon procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve për punësim;
  • Udhëheq procesin për rishikimin e përshkrimeve të punës, monitorimin e detyrave dhe ngarkesës së punonjësve;
  • Shërben si urë lidhëse në mes të menaxhmentit dhe të punësuarve duke trajtuar kërkesat, ankesat dhe çështje të tjera te lidhura me burime njerëzore;
  • Mbikëqyr dhe menaxhon procesin e vlerësimit të performancës;
  • Kujdeset për mirëqenien dhe ngritjen profesionale të të punësuarve;
  • Vlerëson nevojat për trajnime si dhe bën monitorimin e programeve të trajnimit.

 

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universiteti në ekonomi, shkenca shoqërore, juridik, administrim biznesi apo kualifikim ekuivalent profesional.
  • Specializimi në fushën e burimeve njerëzore.
  • Përvojë paraprake (2 vite) në burime njerëzore, punë administrative, apo/dhe ligjore.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën angleze dhe shqipe në të shkruar dhe në të folur.
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, dhe programet e Microsoft Office.
  • Njohuri të detajuara të ligjeve te aplikueshme ne Kosove, posaçërisht te Ligjit te Punës.
  • Shkathtësi të mira ndër-personale dhe personalitet kreativ, dinamik, dhe fleksibil.
  • Komunikon me njerëzit me një sjellje që tregon, ndjeshmëri, takt dhe profesionalizëm;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike, organizative dhe aftësi për të punuar me çështje dhe dokumente konfidenciale.
  • Shkathtësi shume të mira te komunikimit, prezantimit, dhe këshillimit.

 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionin, letër motivimi dhe CV-në në jobs@cacttus.com

 

Afati I fundit për aplikim është 25 maj 2017.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh.