cacttus logo

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) është fondacion i cili ka qëllim gjithëpërfshirës: për të shpëtuar jetën dhe për të përmirësuar shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Këtë vit për herë të tretë organizohet ngjarja “Let’s Dance”. Përmes këtij eventi fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë tenton të mbledhë 40,000€, shuma e këtyre fondeve do të shkojnë direkt për të mbështetur nënat dhe fëmijët.

Cacttus është pjesë e rrjetit të donatorëve dhe është viti i tretë që Cacttus Sh.A. dhe Cacttus Education ndanë donacion për ketë shoqatë. Donacionet shkojnë për gjëra si:

• Vazhdimi i përmbushjes së nevojës nacionale për medikamentin Survanta për foshnjat e parakohshme;
• Blerja e pajisjeve mjekësore të nevojshme për Klinikën Pediatrike dhe Gjinekologjike;
• Zgjerimi i qendrave për shëndetin e gruas, në mënyrë që të arrihet tek sa më shumë gra që të jetë e mundur dhe të mundësojmë të drejtën e tyre për kujdesin antenatal;
• Blerja e pajisjeve të nevojshme për të forcuar programin e transportit neonatal dhe për ta zgjeruar nëpër komunat tjera; si dhe
• Zgjerimi i programit të zbulimit të kancerit të qafës së mitrës në mënyrë që sa më shumë gra të përfitojnë nga pap-testet pa pagesë.

Përmes mbështetjes financiare të këtij fondacioni mund të bëhet një ndryshim i madh në jetën e fëmijëve dhe nënave.