cacttus logo

Ekipi i USAID i udhëhequr nga Drejtori i Misionit James Hope, pardje ka vizituar grupin e vajzave të projektit WOW (Women in Online Work) në komunën e Gjilanit. Gjatë vizitës, Hope është njoftuar përsëafërmi me punën e vajzave dhe progresin e tyre deri më tani.

WOW si projekt, synon përgatitjen e vajzave për tregun e punës, kryesisht atë ndërkombëtar, dhe aftësimin e vajzave për të punuar nga largësia. Ky trajnim si pjesë kryesore ka zhvillimin e njohurive në fushën e Dizajnit Grafik dhe Front-Endit, dhe familjarizimin e vajzave me platforma që ju mundësojnë të gjejnë punë të cilën mund ta kryejnë nga largësia.

Faza e tretë e programit është duke u implementuar sukseshëm nga Cacttus dhe OJQ Ks-Kosova. Të përfshira në program janë 50 vajza në komunën e Prishtinës dhe 85 vajza në komunën e Gjilanit. Pas përfundimit të trajnimit, pritet që 135 freelancere të reja t’i shtohen tregut online të punës, pasi që projekti WOW, që ka mbështetjen e USAID, ndihmon pjesëmarrëset e programit të gjejnë punë online.