cacttus logo

TITULLI I VENDIT TË PUNËS: SPECIALIST/E I/E SIGURISË SË INFORMACIONIT

REFERENCA: CK-01-18
VENDI I PUNËS: Prishtinë
NR. I POZITAVE: 1

CACTTUS SH. A. është kompani udhëheqëse në Kosovë, e cila ofron zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit. Portofoli i saj i shërbimeve përfshinë konsulencë në TIK, telekomunikacionin dhe rrjetet, integrim të sistemit, shërbime të zhvillimit të softuerit, zgjidhje të biznesit, edukim dhe trajnime.

FUNKSIONI:
Specialisti/Specialistja i/e sigurisë së informacionit është përgjegjës për ofrimin e një ambienti të sigurt për procesimin, ruajtjen dhe transmetimin e informatës, për çdo formë dhe në çdo fazë të saj.

PËRGJEGJËSITË KYÇE TË PUNËS:
1. Siguron që proceset e duhura për Sistemin e Sigurisë së Informacionit janë të implementuara dhe mirëmbahen brenda organizatës;
2. Përgjegjës për vlerësimin e rrezikut, parandalim të keqpërdorimit të informacionit në të gjitha premisat e kompanisë si dhe tek palët e treta;
3. Monitoron vazhdimisht procesimin e të dhënave dhe kontrollon delegimin e nivelit të qasjeve në sistemet brenda kompanisë, si dhe tek klientët;
4. Përgjegjës për përcaktimin e nivelit të nevojshëm të sigurisë në të gjitha sistemet operative në kompani dhe rrjet të informacionit;
5. Përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e politikës për monitorim të sigurisë duke përfshirë kërkesat e standardit ISO27001, masat e sigurisë së aplikacioneve dhe nivelet e klasifikimit të të dhënave;
6. Bashkëpunon me të gjitha njësitë operacionale të kompanisë, për t’i menaxhuar dobësitë e sigurisë së informacionit;
7. Merr pjesë në projekte dhe ndërmerr hapa proaktivë për të shmangur shkeljet e sigurisë, duke siguruar që parimet sigurisë së informacionit janë integruar nga faza fillestare e tyre;
8. Përgjegjës për krijimin, zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përcjelljen e Planit të kontinuitetit gjatë punës dhe sanimit të pasojave të katastrofave (Disaster Recovery Plan);
9. Përgjegjës për aplikimin e praktikave më të mira të mbrojtjes së të dhënave duke siguruar që kompania është në pajtueshmeri të plotë me Ligjet në fuqi;
10. Përgjegjës për vetëdijësimin e stafit në raport me aspektet e sigurisë së informacionit lidhur me kërkesat e konsumatorëve;
11. Mban kontakte me autoritetet përkatëse dhe grupet e interesit të veçantë, organizatat profesionale, si dhe merr pjesë në evente lidhur me sigurinë;
12. Merr iniciativa për të parandaluar hapësirat potenciale që kanë të bëjnë me shkelje të sigurisë;
13. Cakton detyrat e sigurisë dhe është pika e parë e eskalimit të çështjeve të sigurisë;
14. Përgjegjës për kontrollimin e anulimit të të gjitha qasjeve të deleguara tek punonjësi, me rastin e ndërprerjë së punësimit të tij;
15. Informim i eprorëve mbi performancën e përgjithshme lidhur me sigurinë e informacionit në organizatë si dhe jashtë saj.

KUALIFIKIMI:
• Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, ose të ngjashme;
• Përvojë pune në menaxhim të sistemeve te sigurise se informacionit;
• Njohuri në fushën e teknologjisë rrjeta, infrastrukturë serverike dhe zhvillim softuerik .
• Njohuri të mira në fushat e menaxhimit të bazës së të dhënave;
• Aftësi për të zgjidhur çështje operative brenda si dhe jashtë kompanisë tek klientët;
• Shkathtësi të komunikimit, prezantimit dhe menaxhimit të raporteve me klientët;
• Shkathtësi ndër-personale të shkëlqyeshme (delegim, punë ekipore, negocim, menaxhim të konfliktit, fleksibilitet, menaxhim të stresit);
• Shkathtësi kompjuterike dhe gjuhësore (gjuhë angleze) e domosdoshme.

SI TË APLIKONI:
Konkursi është i hapur deri më datën 31 maj, 2018, në ora 17:00. Të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë përmes sistemit elektronik të rekrutimit www.cacttus.com/sq/punesimi. Ju lutem bashkëngjitni CV-në, letrën motivuese, 3 letra reference (në pdf) dhe dërgoni në adresën elektronike jobs@cacttus.com.

Në titullin e emailit, ju lutemi të cekni pozitën për të cilën aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Aplikimet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë, nuk do të merren parasysh. CACTTUS SH.A. është punëdhënës i barabartë.