cacttus logo

Cacttus ju njofton se z. Astrit Leti është emëruar Drejtor Ekzekutiv (CEO). Astriti ka më shumë se 15-të vite pёrvojё nё fushёn e teknologjisё informative, menaxhimit, operimit dhe zhvillimit te bizneseve. Para se t’i bashkohej Cacttus ai ishte Udhёheqёs pёr Zhvillimin e Biznesit nё InterAdria, Udhëheqës kryesor i Administrimit dhe Operimit nё Ipko Telecommunications, e gjithashtu edhe Drejtor Ekzekutiv (themelues) në kompani të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.

Astriti do tё jetё pёrgjegjёs pёr krijimin e njё vizioni strategjik dhe do tё udhёheq tё gjitha aspektet e zhvillimit tё proceseve tё biznesit në tërësi, nё pёrputhshmёri me objektivat afatgjate tё Cacttus-it.

Driton Hapçiu, CEO paraprak dhe themelues i Cacttus  shprehet; “Jam shume krenar për progresin dhe rezultatet qё ekipi i Cacttus ka arritur gjatё kohёs sime si CEO. Unё mendoj se ekipi ynё ka krijuar themelet e njё biznesi tё rёndёsishёm ndёrkombёtar dhe unё jam shumё i kёnaqur qё Astrit Leti i është bashkuar Cacttus-it si pasues i detyrёs sime pёr të çuar biznesin nё njё nivel tjetёr”

Cacttus këtë vit feston 15 vjetorin e themelimit ku si kompani e specializuar për ofrimin e shërbimeve të teknologjisë dhe telekomunikacionit  ofron konsulencë në TIK, shërbime të telekomunikacionit dhe rrjetave, integrim të sistemit, implemetim, shërbime të zhvillimit të softuerit, trajnimeve.