cacttus logo

Nëse ju duhet asistence për shërbimet nё lidhje me Office 365 edhe pёr shërbime Cloud atëherë Besjani është personi i duhur për ju. Ai mund të ju ofrojë përkrahje teknike, të ju prezantoj shërbimet, të udhëheqë ekipën e cila do të bëjë implementimin nё teren, si dhe të menaxhojë infrastrukturën e Cloud dhe shërbimet e Email-it. Besjani gjithashtu ёshtё i pёrfshirё edhe nё menaxhimin e projekteve, shërbimet me klientë si konsulent i teknologjisë sё informacionit brenda departamentit nё tё cilin ai punon – Departamenti i Infrastrukturës Bazë dhe Mirëmbajtjes.

Besjani ka mbaruar studimet e Master nё Illinois Institute of Technology nё Illionis, Chicago, IL, SHBA, nё drejtimin Menaxhimi i Teknologjisë Informative. Ai ёshtё Bachelor i Letёrsisё dhe Gjuhёs Angleze dhe poashtu Bachelor i Tekonologjisë Informative nё Universitetin e Prishtinёs.

Si pjesё e studimeve master, Besjani gjithashtu është duke kontribuar 250 orё punё vullnetare nё Cacttus Education. Atij gjithashtu i pёlqen tё ligjërojë. Ai ka ligjëruar lёndёn e TIK-ut (Teknologjia e Informacionit dhe Telekomunikimit) pёr dy vite nё kolegjin Mehmet Akif. Besjani tashmë është pjesë edhe e Cacttus Education ku ai ligjëron në trajnimet pёr menaxhimin e projekteve tё IT-sё si dhe në trajnimet që kanë tё bëjnë me Cloud.

Si një ndër sportdashësit më të mëdhenj në Cacttus, Besjani çdo herë mundohet të organizojë aktivitete sportive. Ai e do futbollin, çiklizmin dhe veçanërisht vrapimin, qё ai e përshkruan si pjesë e pandashme e jetës sё tij. Ai gjithashtu e pëlqen gatimin, dhe i ndjek thuajse të gjitha sportet. Ekipet e tij mё tё preferuara janë Chelsea dhe Golden State Warriors.

Shokët e fëmijërisë e konsiderojnë si portieri me i mire në lagje por ne në Cacttus nuk mendojmë njejtë, pasi që në lojën e fundit ai i pranoi 4 gola 😊

WE STILL LOVE YOU BESJAN