cacttus logo

Foster+Freeman është njëri ndër furnitorët më të njohur në botë për pajisje forenzike. E themeluar në vitin 1978, Foster+Freeman njihet si lider në tregun e eksportimit për shumë produkte unike nga UK (United Kingdom) për më shumë se 155 shtete në mbarë botën.

Cacttus sh.a. është partner i Foster+Freeman për mëse 8 vite. Përpos në Kosovë, Cacttus poashtu është partner ekskluziv i Foster+Freeman edhe për Shqipëri dhe Maqedoni. Një ndër projektet e implementuara nga Cacttus sh.a. në bashkëpunim me Foster+Freeman, është sjellja dhe instalimi i sistemeve të teknologjisë së lartë për egzaminimin e dokumenteve në 11 pika kufitare, përfshirë këtu edhe aeroportin kryesorë në Prishtinë. Këto sisteme janë vendosur nëpër pikat kufitare në Kosovë në kuadër të projektit të financuar nga Europe Aid.

Përmes këtyre paisjeve është lehtësuar procesi i kontrollit kufitar, duke i mundësuar stafit që të shikohen dhe verifikohen tiparet e sigurisë në dokumente përmes këtyre sistemeve dhe vërejtjen e parregullësive.

Stafi Teknik i Cacttus është i trajnuar nga Foster+Freeman për mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtyre paisjeve. Gjatë trajnimit në zyret qëndrore në UK, stafi i Cacttus është përgatitur për servisimin, mirëmbajtjen teknike dhe rregullime të ndryshme që përfshihen në garancionin e pajisjeve.

Përmes implementimit të projekteve të ndryshme dhe partneriteteve me vendor ndërkombëtar Cacttus synon të sjellë më të rejat në fushën e teknologjisë, duke përmirësuar njëkohësisht punën dhe proceset në organizata, biznese e institucione të ndryshme private dhe publike.

Për të mësuar se si organizata apo biznesi juaj mund të përfitojë gjithashtu nga teknologjitë më të reja, na kontaktoni në: email sales@cacttus.com ; telefon 038 600 624.