cacttus logo

Edhe një projekt i realizuar me sukses nga Cacttus, kësaj radhe për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Pasiqë projekti është kryer me sukses, për të siguruar funksionimin më të mirë të këtij sistemi dhe nxjerrjes së rezultateve sa më të sakta, kanë filluar të mbahen trajnimet për përdorimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Ky projekt është inicuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe janë përkrahur nga Zyra Zvicerane dhe Demos. Ndërsa implementimi i projektit është bërë nga departamenti i zhvillimit softuerik në Cacttus Sha.

Trajnimet për përdorimin e sistemit elektronik SMPK të cilat tashmë kanë filluar do të zgjasin deri me datë 13.12.2018. Trajnimet po zhvillohen në dy sesione të punës dhe në secilin sesion marrin pjesë nga tri komuna me nga 5 zyrtarë komunal.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka inkurajuar të gjitha komunat e Republikës së Kosovës që ta përdorin këtë sistem me qëllim të avancimit dhe ofrimit të shërbimeve publike komunale.