cacttus logo

Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë (ANF) është organizatë jofitimprurёse që ka për qëllim tё pёrmirёsojë dhe tё shpёtojë jetën dhe shëndetin e nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

Cacttus pёr tё katёrtin vit me radhё ndanё donacion pёr shoqatёn “Aksioni pёr Nёna dhe Fёmijё”. Edhe kёtё vit fondacioni me tё hollat e mbledhura do tё vazhdojё tё shfrytёzohet pёr:

  • Pёrmbushjen e nevojёs nacionale pёr medikamentin Survanta pёr foshnjat e parakohshme;
  • Blerjen e pajisjeve mjekёsore tё nevojshme pёr Kliniken Pediatrike dhe Gjinekologjike;
  • Zgjerimin e qendrave edukative pёr shёndetin e gruas, në mënyrë që të arrihet tek sa më shumë gra që të jetë e mundur dhe të mundësojmë të drejtën e tyre për kujdesin antenatal;
  • Blerja e pajisjeve të nevojshme për të forcuar programin e transportit neonatal dhe për ta zgjeruar nëpër komunat tjera; si dhe
  • Zgjerimi i programit të zbulimit të kancerit të qafës së mitrës në mënyrë që sa më shumë gra të përfitojnë nga pap-testet pa pagesë.

Duke e pёrkrahur kёtё fondacion sё bashku mund tё bёjmё njё ndryshim tё madh në jetën e fëmijëve dhe nënave.