Publikuar: 25/09/2026 · 1 min
U shënua përfundimi i projektit SMIL, Sistemi Informativ i Menaxhimit të Rasteve për Sistemin Gjyqësor në Kosovë, i cili ndërlidh gjykatat, prokuroritë dhe institucione të tjera si regjistri civil, regjistri i bizneseve dhe Policia e Kosovës. Projekti u zhvillua dhe mirëmbajt nga konsorciumi Computas a.s., Cacttus SH.A. dhe Altima, me menaxhim nga IMG dhe financim nga Ministria e Jashtme Norvegjeze.













































