cacttus logo

Në kuadër të projektit ‘’Rrugëtimi drejt punësimit’’ të Fondacionit Jahjaga, e përkrahur nga GIZ, 10 student pjesë e këtij fondacioni tashmë  kanë filluar punën praktike në CACTTUS.

CACTTUS në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të të rinjëve, u ka ofruar trajnime dhe punë praktike studentëve të cilët tashmë janë angazhuar në punë praktike në të gjitha departamentet e kompanisë, duke përfshirë edhe shërbimin për klientë.

Studentët do të jenë pjesë e kësaj praktike për një muaj, ku gjatë këtij muaji do të kenë mundësi të punojnë dhe të fitojnë përvojë në fusha të ndryshme nga ekipi i përkushtuar i CACTTUS.

Ne në vazhdimësi do të ofrojmë punë praktike për studentë me qëllim që të rinjët  të avancohen  dhe të përgatiten më shumë për profesionet që ata do t’i ushtrojnë në të ardhmen.