cacttus logo

Teknologjia digjitale ka ndryshuar mënyrën se si jetojmë, luajmë, komunikojmë dhe punojmë. Transformimi digjital mund të ndikojë në përmirësimin e përfitimeve (profitabilitetit), në reklamimin e produkteve që janë në treg dhe ndikon në rritjen e besnikërisë së klientit.

Aktualisht jetojmë në epokën digjitale. Teksa teknologjia po vazhdon të zhvillohet, ne po jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha në teknologji përgjatë viteve. Këto zhvillime gjithashtu kanë ndikuar shumë në botën e biznesit. Transformimi digjital ka përmirësuar përvojat e konsumatorëve, mënyrën se si punojmë dhe shumë procese të tjera ditore. Kjo teknologji ka ndikuar që një numër i madh i bizneseve (tashmë 155 milion përdorues në tërë botën) të përdorin Office365 për të përmirësuar produktivitetin e punës si dhe përshpejtimin e proceseve në bizneset e tyre.

Çdo kompani po kërkon të përmirësojë produktivitetin e saj. Një nga mënyrat për të arritur këtë qëllim është duke zbatuar inovacione që mund të ndihmojnë punonjësit tuaj të bashkëpunojnë, komunikojnë dhe të punojnë më mirë. Kjo është arritur duke përdorur zgjidhjet si Microsoft Office 365, e cila është një platformë në të cilën mund të zgjidhen shumë procese në biznesin tuaj të tilla si:

  • E-mail profesional dhe hapësirë të madhe për ruajtje të dokumenteve;
  • Qasje në çdo kohë dhe kudo;
  • Bashkëpunim me një ritëm shumë më efikas;
  • Komunikim të thjeshtë brenda dhe jashtë organizatës;
  • Kalendarin, kontaktet dhe përdoruesit e jashtëm;
  • Instalimin e aplikacioneve të licencuara si MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, MS OneNote, MS Access, MS Publisher;
  • Siguri të të dhënave, email-ave dhe dokumenteve;
  • Ruajtja dhe shpërndarja e dokumenteve kudo dhe kurdo;
  • Audio/Video konferenca;
  • Menaxhimi i projekteve.

 

Nëse jeni duke udhëtuar dhe ju duhet që të dërgoni një dokument të cilin e keni të ruajtur në kompjuterin tuaj personal, në këtë rast, ju duhet të lini të gjitha punët tjera dhe të shkoni në zyrë që të kryeni këtë proces që me siguri nuk merr më shumë se 5 minuta kohë, por juve ju ka kushtuar dy orë nga koha e juaj. Me Office 365, mjafton që të keni qasje në internet dhe vetëm me një email dhe fjalëkalim mund të keni qasje në të gjithë email-at, dokumentet dhe të dhënat që ju nevojiten. Me këtë rast, për të dërguar atë dokument, juve ju mjafton të kyçeni në aplikacionin e Office 365 në telefon, email apo të hapni laptopin, dhe të dërgoni dokumentin.

Office 365 gjithashtu mund t’ju ndihmojë të bashkëpunoni më lehtë duke shpërndarë kalendarët, si dhe duke shkëmbyer fajlle përmes OneDrive. Ky funksion i shpërndarjes lejon përdoruesit të kenë qasje në fajlle pavarësisht se ku ndodhen. Poashtu, menaxhimi i projektit mund të jetë një detyrë e vështirë nëse nuk ka organizim të punës. Brenda kësaj platforme, ekziston një numër i madh i aplikacioneve që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni ekipin e punës dhe projektet tuaja, siç janë aplikacionet  e integruara pa kosto shtesë si: Microsoft Planner, Microsoft Teams, apo edhe aplikacionin Microsoft Project. Këto aplikacione ndihmojnë menaxherët të i caktojnë detyrat, si dhe, të shohin progresin e tyre.

Gjersa bota e biznesit vazhdon të bëhet më konkurruese, është e rëndësishme të nxitet bashkëpunimi dhe produktiviteti në vendin e punës.  Aplikacionet që ofron Microsoft Office 365 ju ndihmojnë të arrini përmirësime të mëdha dhe moderne në biznesin tuaj.

Për të mësuar se si biznesi juaj mund të  përfitojë nga implementimi i platformës Office 365, na kontaktoni në:
support@cacttus.com
038 600 624.