cacttus logo

Siguria kibernernetike përfshinë mbrojtjen e sistemeve, rrjetave dhe programeve nga sulmet digjitale. Këto sulme kanë për qëllim qasjen në informata të ndjeshme, ndryshimin apo shkatërrimin e tyre, vjedhjen e parave nga përdoruesit si dhe pengimin e proceseve të biznesit.

Në ditët e sotme implementimi i masave të sigurisë kibernetike është sfidues pasi që sulmet kibernetike po bëhen gjithmonë e më kreative.

Kallxo.com raporton se në kohët e fundit janë duke u lajmëruar raste nga pronarët e kompanive dhe bizneseve të ndryshme që kanë të bëjnë me një formë mashtrimi përmes sistemeve nkompjuterike.

Për të mbrojtur të dhënat e kompanisë apo biznesit tuaj është e rëndësishme të vlerësoni infrastrukturën digjitale dhe të implementoni masat përkatëse të sigurisë kibernetike. CACTTUS ofron shërbime të vlerësimit të sigurisë së Infrastrukturës së TI-së. Përmes vlerësimit të sigurisë klientëve ju ofrohen informata bazike për integritetin dhe konfidencialitetin e informatave të biznesit, të cilat transmetohen nëpër rrjetë ose të cilat janë të ruajtuara në pajisje të rrjetës.

CACTTUS si një ndër kompanitë më me përvojë në fushën e teknologjisë dhe si partner i kompanive më të mëdha botërore për produkte në sigurinë kibrenetike klientëve ju ofron:

  • Produkte, konsulencë dhe shërbime për Endpoint Protection ( që përfshinë softuerë për mbrojtjen e PC-ve, llaptopëve dhe paisjeve mobile) nga kompanitë si Microsoft , Symantec, McAfee ,Veritas, F-Secure , Kaspersky.
  • Produkte, konsulencë, dizajn dhe implementim në Siguri të Rrjetave (Mbrojtje nga rreziqet e panjohura , ndërhyrjet dhe qasjet e paautorizuara në rrjet) nga kompanitë botërore lidere në këtë fushe si Palo Alto Networks , Fortinet, Cisco , Juniper.

Produkte dhe shërbime të implementimit për parandalim të humbjes së të dhënave duke siguruar kështu që të dhënat e ndjeshme të mos dalin nga rrjeti i kompanisë apo biznesit tuaj.

Për të mësuar më shumë se si ju dhe biznesi juaj mund të përfitoni nga shërbimet dhe produktet në kuadër të sigurisë kibernetike që ofrohen nga CACTTUS, na kontaktoni në: email info@cacttus.com ; telefon 038 600 624.